Këtë të dielë startoi në emisionin “E Diell” rubrika “1 herë mat” ku falë dedektives Shkënda Lili persona të ndryshojnë zbulojnë tradhtinë e partnerëve të tyre.
Në puntatën e parë bëhej fjalë për një grua e cila zbuloi tradhtinë e bashkëshortit me shoqen e saj të ngushtë.
Ajo kërkoi që të qëndronte anonime sepse ishte personazh i njohur e po ashtu edhe bashkëshorti i saj ishte shumë i rëndësishë.
“Aman Shkënda se po më ikën truri, po në fillim më thuaj që asgjë nga këto nuk do dalë se po e mori vesh burri im agravohet situata,” tha ajo.
Shkënda Lili: Sigurisht që jo, kemi një kontratë konfidencialiteti këtu që asgjë nuk do merret vesh
“Mendoj që më tradhton bashkëshorti, por më e keqja është se besoj se është me shoqen time. Kemi kohë të martuar, kemi një fëmijë, por unë kaloj më shumë kohë në familje se ai. Por i mëshoj pjesës që shoqja ime është ajo që i është ngjitur,” tha ajo.
Shkënda: Ku i ngrite këto dyshime?
“ E ke parasysh kur e mban shoqen në shtëpi? Mëngjes, drekë, darkë, ndrrohet në shtëpinë time, pimë kafe. Shoqja ime e ngushtë është e lidhur me shokun e bashkëshortit tim, ne dalim të gjithë bashkë. Dhe pushimet bashkë i bëjmë. Kam parë prekje teksa ecin, si me shaka, po ka qenë prekje. Unë i kam parë, ne kemi qenë shoqe jete. Ajo të ma fusi mua? Kam një telefon të dytë, që i marr njëherë njërin, njëherë tjetrin, dhe s’më përgjigjet asnjëri. Raporti ynë është pothuajse zero, prandaj më janë rritur dyshimet. Dua ta ndjekësh kudo Shkënda. Unë dua ta kap me presh në dorë,” tha ajo.