E mumifikuar në shtrat për 5 vjet: djali i saj vazhdonte t’i merrte pensionin..

by admin

Trupi u mumifikuar në shtrat. Ndoshta ka qenë atje për më shumë se 5 vjet. Kufoma e një gruaje të moshuar në gjendje të avancuar dekompozimi është gjetur pasditen e djeshme vonë nga policia lokale dhe zjarrfikësit e Veronës, në një apartament në lagjen Borgo Milano, në kryeqytetin Verona.

Këtë e raportojnë gazetat lokale. Trupi i gruas, mbi 80 vjeç, e cila banonte në apartamentin e katit të fundit të një pallati, u zbulua tashmë i mumifikuar nga agjentët. Rasti është rreptësisht konfidencial.

Djali i pagjurmueshëm

Ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga mjekët të cilët kanë hyrë në banesë për të kuptuar shkaqet e vdekjes të cilat mund të shkojnë të paktën 5 vite më parë.
Nga sa mësohet, djali 60-vjeçar, i pagjurmueshëm, kishte vijuar vitet e fundit të merrte pensionin e nënës së tij të moshuar.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy