E pazakontë/ Policia ndalon drejtoreshën e kopshtit, futi 25 fëmijë në një makinë të vogël

by admin

Një drejtoresh kopshti në qytetin e Bukhara, Uzbekistan, mendoi të fuste një klasë të tërë, pra 25 nxënës, në një makinë të vogël.

Kur një oficer policie pa makinën plot me fëmijë në një rrugë në Buhara, ai e ndaloi menjëherë për një kontroll.

Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, polici nuk mund ta besonte atë që po shihte.

Duke hapur dyert e makinës, ai pa gjashtë fëmijë në sediljen e pasagjerit, 16 në sediljet e pasme, njëri mbi tjetrin dhe tre të tjerët i kishte futur në bagazh.

Nuk dihet se me çfarë pasojash do të përballet drejtoresha e kopshtit, por kur polici e pyeti se pse po transportonte kaq shumë fëmijë me një makinë të vogël, përgjigjja e saj ishte: “Kështu veproj unë. Kjo është rruga ime!”.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy