E RËNDË/ Makina përplas të riun me bicikletë dhe largohet, ai ndërron jetë rrugës për në spital

by admin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme te Ura e Presës, pranë fshatit Adriatik, Kurbin, në një rrugë rurale.

Burime për mediat bëjnë me dije se një automjet ka marrë përpara një biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Drjetuesi i biçikletës është identifikuar si Anton Curraku, 35-vjeçar, i cili është marrë nga ambulanca dhe është nisur për në spitalin e Lezhës, por për fat të keq ka ndërruar jetë rrugës. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ende nuk është identifikuar nga policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy