E rëndë në Itali, po pastronte kopshtin e godines, shqiptart i shpërthen granata e Luftës së Dytë Botërore në punë

by admin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 22-vjeçar shqiptar është plagosur gjatë punës.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarit i ka shpërthyer një granatë dorë teksa punonte dhe për pasojë ka marrë dëmtime.

Ngjarja ka ndodhur të enjten në Torino. I riu shqiptar ishte duke punuar në një ndërtesë që po rikonstruktohej.

Mësohet se i riu po punonte me një lopatë duke larguar disa mbetje nga kopshti i ndërtesës. Granta raportohet të ketë qenë e Luftës së Dytë Botërore, e cila u aktivizua dhe shpërtheu.

I riu shqiptar u dërgua menjëherë në spital dhe ka marrë dëmtime në këmbë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy