Shuhet në moshën 70-vjeçare valltarja dhe njëkohësisht artistja e njohur shqiptare Lili Cingu, ‘Nder i Kombit’!
Lili Cingu qëndroi 45 vite në skenë. ‘Lili’, sikurse e thërrisnin të njohurit Liljana Cingun, ishte nga valltaret shqiptare që krijoi një personalitet të sajin tipik jo vetëm në skenë, por edhe jashtë saj.
![](https://i0.wp.com/shqiptari.net/wp-content/uploads/2024/02/421956694_808281978010622_4065373261262665108_n.jpg?w=1170&ssl=1)
Vitet e saj, të fshehura me hijeshi pas veshjeve elegante, tregojnë për një femër që i mbijetoi kohës falë pasionit të saj për vallet e bukura shqiptare.
Lili Cingu është nderuar me titullin e lartë ‘Mjeshtre e Madhe e Punës’, por karriera e saj numëron dhjetra çmime, urdhra e medalje të ndryshme si: Çmimi i ‘Republikës’, Urdhri ‘Naim Frasheri’ , ‘Disku i Artë’, ‘Artiste e Merituar’, Medalje ne Dizhon të Francës, Medalje në Itali, Turqi, etj., vlerësime këto të bëra nga personalitete të artit e kulturës shqiptare dhe botërore.