Djali i vrau nusen, flet nëna e Elton Metajt: E donte me kokë. Biseduan pasi doli nga burgu

by admin

Nëna e Elton metajt, 31-vjeçarit që vrau gruan Sabrina Bengaj, ka komentuar situatën rreth çiftit. Ndër të tjera ajo u shpreh se ndjen dhimbje për ngjarjen e rëndë dhe se bashkë me Sabrinën, ka humbur edhe djalin e saj. Sipas saj Eltoni e donte shumë të shoqen, fliste edhe në telefon me të.

Ajo deklaroi: Më ka bërë hatanë, unë nuk kam 40 ditë që varrosa babanë dhe vëllanë, nuk kuptohej fare që do ta bënte një gjë të tillë. Mbaroi dënimin dhe doli nga burgu. Ore ata duheshin, nuk e prisja që të ndodhte kjo, më vjen shumë keq se e rrita vetë edhe Sabrinën, mua më iku edhe djali bashkë me atë. Është e njëjtë dhimbja edhe për mua, e ka shteti në dorë dënimin. Çfarë shenjash, nuk kemi kuptuar gjë, ata flisnin me njëri tjetrin akoma, nuk di që të kenë pasur konflikte. Ishin takuar pasi djali doli nga burgu, se i nxori vajzën që ta takonte. Për çfarë e dua më jetën unë? Më vjen shumë keq, vrasjen e morëm vesh nga policia, na erdhën në shtëpi dhe na thanë. Pas ngjarjes djali telefonoi vetë policinë, mori edhe të atin dhe i tha se donte që të vetëvritej. Këtu në këtë derë nuk ka gjetur armë, ta gjejnë se kush ia ka dhënë armën. Armët sheshit janë se ku e ka blerë nuk e di, të shkojë në burg dhe personi që ia ka dhënë. Ai e donte me kokë të shoqen, flisnin dhe në telefon.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy