EMRI/ Kush është biznesmeni që u vetëvra sot në Durrës, edhe motra po në të njëjtën mënyrë humbi jeten..

by admin

Është zbuluar identiteti i biznesmenit 40-vjeçar që humbi jetën tragjikisht pasditen e kësaj të enjteje në Durrës.Mësohet se viktima është Ilir Myshketa, baba i dy fëmijëve, i cili ka kryer vetëvrasje duke u hedhur nga kati i 9-të i pallatit 12-katësh, ku vetë banonte në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Pas hedhjes, ai ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e ngjarjes dhe motivet, që e kanë shtyrë viktimën drejt marrjes së jetës.Burime konfirmojnë, se kjo është tragjedia e dytë në këtë familje, pasi kohë më parë edhe e motra ka ndërruar jetë në të njejtën formë, duke kryer aktin e rëndë të vetëvrasjes.Njoftimi i Policisë:Durrës/Informacion paraprakNë lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje./shqip/

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy