Euro dhe Dollari bëjnë kthesën e papritur, cfarë ndodhi sot me kursin e këmbimit

by admin

Me largimin e emigrantëve shqiptarë, Euro ka nisur të rimëkëmbet. Nga 112.83 Lekë që këmbehej në fund të Dhjetorit, tashmë 1 Euro sipas kursin zyrtar të bankës së Shqipërisë po këmbehet me 116.09 Lekë.

Megjithatë për ekspertin e ekonomisë Eduart Gjokutaj ende nuk mund të thuhet se kemi të bëjmë me një forcim të monedhës së unionit kundrejt Lekut.

“Është herët për të thënë se ka forcim të Euros. Kemi një treg që dominohet nga një pjesë e mirë e parasë informale, kemi nje ekonomi e cila vuan nga pasojat e ndikimeve të ndryshme, politikat e pasigurta ekonomike japin ato lloj efektesh”.

Zhvlerësimi i monedhës europiane favorizon importuesit dhe godet eksportuesit që fitojnë më pak.

Që prej 28 Dhjetorit edhe Dollari amerikan ka njohur një rritje graduale. Një Dollar po këmbehet me 109.34 Lekë nga 106.04 që ishte në fund të muajit Dhjetor.

Një kurs i lartë i monedhës amerikane ka rrezik të përkthehet në çmime më të larta të karburanteve, tregjet e të cilave funksionojnë kryesisht me monedhën e amerikane.

Rritja e Dollarit e jep efektin te çmimet e karburantit, element të tjerë mund të jenë produkte të tjera të lëndëve të para që merren nga tregje që tregtojnë në Dollar”.

Dollari amerikan dhe monedha europiane në vitin 2022 arritën në nivelet më të ulëta historike.

You may also like