Gjendet trupi i pajetë 31 vjeçarit që u vra në hotelin në Dhërmi, Eraldo Nevruzi

by admin

Policia ka gjetur trupin e pajetë të recepsionistit të vrarë në Dhërmi, Eraldo Nevruzi 31 vjeç.

I riu që punonte si recepsionist në hotelin “Greccia” në Dhërmi nga Gerald Shehu 43 vjeç, bashkëpronar i hotelit.

Raportohet se trupi i pajetë i 31-vjeçarit u gjet në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno. Ka qenë vetë autori, i arrestuar aktualisht në policinë e Korfuzit në Greqi, që tregoi vendin ku kishte hedhur trupin.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën mes 5 dhe 6 Qershorit. Autori, Gerald Shehu, e vrau me pistoletë dhe i zhduku trupin. Për këtë ai u ndihmua nga dy punonjës të hotelit, Daniel Qosja dhe 30-vjeçari David Larti, të dy banues në Korçë, të cilët janë arrestuar nga policia.

Pas krimit, 43-vjeçari u arratis drejt Greqisë dhe u kap pasditen e së enjtes (6 Qershor) në ishullin e Korfuzit në Greqi. Ai u arrestua teksa po shkonte në aeroport dhe do të udhëtonte drejt Britanisë së Madhe. Kujtojmë se Gerald Shehu është i pajisur me dokumentacion të rregullt britanik.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. Por viktima Eraldo Nevruzi dhe autori Gerald Shehu kanë patur njohje mes tyre.

NJOFTIMI I POLICISË SË VLORËS:

Në vijim të punës hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes kriminale të ndodhur në Dhërmi, pas zbardhjes së rrethanave, ndalimit në Greqi të autorit të dyshuar dhe arrestimit të 2 shtetasve që ndihmuan autorin për të fshehur kufomën, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, ka vijuar veprimet për gjetjen e trupit të shtetasit E. N. 

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të Komisariat të Policisë Himarë dhe disa grupe të Delta Forcë, në drejtimin e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, kanë vijuar kërkimet në një perimetër të gjerë.   

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga hetimi dhe i kërkimeve, shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetasit  E. N., në vendin e quajtur “Përroi i Gjipesë”, në zonën midis fshatrave Dhërmi dhe Vuno.   

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy