Fenomeni i largimit të të rinjve shqiptarë nga vendi është thelluar vitet e fundit. Të rinjt e të rejat largohen masivisht nga atdheu tyre për një jetë më të mirë në emigrim.
Megjithatë ka ende të rinj që duan të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. I tillë është rasti i sipërmarrëses, Migena Kamberi, e cila thotë se nuk mendon të largohet nga vendi.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës, Migena foli rreth largimit të shqiptarëve jashtë shtetit për arsye më të mira punësimi. Si sipërmarrëse ajo ka treguar se has vështirësi në gjetjen e punonjësve pasi shumica duan të largohen jashtë shtetit.
Migena tregoi gjithashtu se gjithnjë e më shumë të huaj po vijnë për të punuar në Shqipëri, pasi këtu u duken qiratë më të lira. Ajo zbuloi për edhe kushtet që një italian kishte për të filluar punë në kompaninë e saj, janë kushte që shqiptarët nuk i kërkojnë.
“Sipas italianit, shtëpitë me qira në Tiranë ishin shumë të lira, pasi në qendrën e Milanos qiratë janë shumë më shtrenjtë. Ai më kërkoi që të punonte 6 orë, gjë që ne në Shqipëri, duam që punonjësit të jenë në punë minimalisht 8 orë, ndërsa çdo orë tjetër është ekstra. Këto ishin kërkesat e tij dhe për punën që do bënte më kërkoi 1000 euro neto”, tha sipërmarrësja.