“Ishte një mrekulli nga Zoti” U bë nënë 16 vite pas martesës: Isha 40 vjeçe kur e kam lindur..

by admin

Leta Cenollin e njohëm nëpërmjet historive të rrëfyera për të në “Ka Një Mesazh Për Ty”nga 5 mikeshat e saj. Moderatori i  programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea, shpjegoi se pati një refuzim shumë të fortë prej saj për të pranuar ftesën. Megjithatë, me një këmbëngulje shumë të madhe nga stafi, Leta pranoi dhe na dha mundësinë ta njohim duke e rrëfyer vetë historinë e saj.

Leta: Unë jam e martuar. Kam një vajzë.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?

Leta: Rebeka.

Ardit Gjebrea: Po pse u martua aq shpejt?

Leta: Si shpejt?

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është?

Leta: 25.

Ardit Gjebrea: Po.

Leta: Ardit, t’i them të tëra unë tani?

Ardit Gjebrea: Po pse jo?

Leta: Sepse unë dhe bashkëshorti im kemi 40 vjet martuar por Rebekën e kemi lindur pas 16 vjet martesë. Kur ne themi që Zoti bën mrekulli, vërtet Rebeka ka qenë një mrekulli nga Zoti. Dhe pyetjet tuaj që thatë pse e martuat shpejt, nuk ishte shpejt, ishte një hezitim sepse unë isha 40 vjeçe kur e kam lindur, tani jam 65 dhe dua që të bëhem gjyshe, prandaj desha ta martoja shpejt.

Ardit Gjebrea: Sa kohë ka që është martuar?

Leta: Në Korrik.

Ardit Gjebrea: Të ka bërë gjyshe apo akoma?

Leta: Jo, më thotë “prit”.

Ardit Gjebrea: Po çfarë do presë mi Rebeka apo…

Leta: Jo, s’e besoj që është Rebeka.

Ardit Gjebrea: Pse?

Leta: Rebeka është, jo se është vajza jonë, erdhi një fëmijë shumë i mbarë. Ajo ka një shpirt shumë të madh, është shumë inteligjente, është shumë e dashur, por është shumë modeste. Nuk e besoj që do ta ketë bërë Rebeka.

Ardit Gjebrea: Nuk është nga ato që vjen në studio televizive?

Leta: Jo.

Ardit Gjebrea: I ka ngjarë mamit?

Leta: Jo, unë dua. I ka ngjarë babit.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy