“Jam e pamartuar, s’doja ta merrte vesh..”/ La foshnjën në bodrum, zbardhet deshmia e nënës 30 vjeçare

by admin

Nëna e foshnjës së braktisur është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 6.

Burime pranë këtij komisariati bëjnë me dije se fillimisht 30-vjeçarja e ka mohuar që të jetë ajo nëna e fëmijës, teksa efektivët kanë shoqëruar në komisariat edhe nënën e 30-vjeçares, e cila gjithashtu ka mohuar të ketë qenë në dijeni të ngjarjes.

Verifikimi i telefonave celular të nënë e bijë më pas ka vërtetuar dyshimet e efektivëve. 30-vjeçarja rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë.

Sipas Vizion Plus ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur bebin ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.

Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë.

Vajza nuk ka folur fare për babain e fëmijës, thjesht ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy