“Java më e nxehtë”, ja sa pritet te zgjasë i nxehti ekstrem sipas sinoptikanëve

by admin

Shqipëria do të përfshihet këtë javë nga një valë e të nxehtit, që sipas sinoptikanëve do të quhet si “java e ferrit”. Temperatura deri në 42 gradë Celsius parashikohet të regjistrohen veçanërisht në orët e drekës

“Do të ketë rritje temperaturash gjatë mesditës, ditën e Premte do të shkojë 42 gradë Celsius në Elbasan, Berat, Gjirokastër apo edhe Fier. Tirana e Shkodra do t’i kenë temperaturat shumë pranë vlerës 41 gradë. Në zonat bregdetare temperaturat do të jenë disi më të ulëta.”

Por kjo nuk do të jetë vala e vetme e të nxehtit që do të përfshijë vendin, pasi fundi i muajit do të sjellë një tjetër vale.

“Vala e të nxehtit të zgjasë deri në 10 ditë, pas një ndërprerjeje nga fundi i Korrikut do të sjellë sërsh valë të nxehti.  Është një muaj që do te ketë temperaturë shumë të larta.”

 Sinoptikanët parashikojnë që vala e dytë mund të sjellë rrezik për zjarre në zona të caktuara të vendit. Edhe në vendet e rajonit moti do të jetë me temperature të larta dhe pa reshje.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy