”Këtë vend do ta zënë ferrat” Fermeri: Jam 70 vjeç, 4 femije i kam ne emigrim, do punoj sa të kem fuqi pastaj..

by admin

Fermerët këtë vit 1 litër vaji ulliri po e shesin 100 lekë më pak se 1 litër vaji luledielli që vjen nga vendet e largëta.

Fermeri nga fshati Hingë i Dimalit, Flamur Rebeshi thotë se 300 rrënjët e ullirit kësaj herë nuk do t’i sigurojnë fitim, sepse bujku 70 vjeçar nuk e dinte që në vitin që çmimi i vajit do të pësonte rënie, plehrat kimike dhe fuqia punëtore do t’i kushton dy herë më shumë se sa një vit më parë

” Përpara e shisja me 6 mijë lekë litrin e vajit, ndërsa tani po e shes me 4-3 mijë lekë litrin. Unë nuk fitoj asgjë, më shumë fitojnë argatët e mi. Dal me humbje sepse nuk nxjerr dot lekët e plehrave vetëm pleh këtu kam hedh 1 milion 400 mijë lekë. Nga 300 rrënjë ullinj unë nxjerr 2 ton vaj  ku ta çoj  ja shita 1 kuintal për veten time, pjesën tjetër e kam për ta shitur në treg, po kush ta marri s’ka treg s’ka se kush ta marri këtu. “- tha fermeri Flamur Rebeshi

Por fatkeqësisht e njëjta situatë është edhe për kulturën e agrumeve, sipas tij janë tregtarët ata që po fitojnë në kurriz të fermerëve dhe konsumatorit.

“Mandarinën e çoj në treg të Lushnjës, vjen u bë një punë e mirë pasi shkoi me 400 mesatarja. Kur shkoj në treg ata tregtarët flasin me njëri-tjetrin dhe dhe ulin cmimin nga 00 në 300 dhe në fund me 200 lekë kilogrami. Nuk ja vlen farë, po tregtarët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin pasi shteti nuk i kontrollon ata fare ata.“- tha fermeri Flamur Rebeshi

Tregu i padrejtë sipas Flamurit do të shtojë sipërfaqen e tokave djerrë.

” Unë kam 4 fëmijë, 3 në Greqi dhe 1 në Gjermani, unë jam 70 vjeç do të punoj sa të kem fuqi pastaj këtë vend do ta zënë ferrat.”- tha Rebeshi

Ndryshe nga Flamuri, fëmijët e tij kanë refuzuar të merren me bujqësi, kjo sepse për çdo vit djersa e babait të tyre vlerësohet tepër lirë nga grosistët që kontrollohen nga askush.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy