Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet në një familje shqiptare në Itali pas asaj të ndodhur pak ditë më parë në Foxhia ku një 45-vjeçar vrau vajzën dhe një italian si dhe plagosi gruan e tij.
Mbrëmjen e së shtunës në një provincë të Barit, një 54-vjeçar shqiptar ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij. 43-vjeçarja me iniciale S.R. është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Ajo ka disa goditje në bark dhe gjoks. Gruaja po qëndron në terapi intensive pasi iu nënshtrua një operacioni.
Pas krimit shqiptari u largua nga banesa, por u vu në pranga disa orë më vonë pasi u pikas nga një patrullë e lëvizshme.
Nga të dhënat e para të mediave fqinje raportohet se krimi ka pasur si motiv grindjet e vazhdueshme në familje. Pritet që shqiptari të merret në pyetje për të hedhur më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur.