Dollari amerikan ka humbur sërish 0.6 pikë nga një ditë më parë teksa vijon të dobësohe4t dita ditës duke u blerë këtë mëngjes me 99 klekë dhe duke u shitur me 100.1 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka pësuar zbritje edhe këtë të enjte sikurse edhe ditën e djeshme teksa është blerë sot me 106.2 lekë dhe është shitur me 107.1 lekë.
Franga zvicerane nuk bën përjashtim teksa edhe ajo vijon rënien e lirë edhe këtë mëngjes njësoj si dje duke u blerë sot me 108.4 lekë dhe duke u shitur me 110 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Rënia ka prekur edhe Paundin britanik pasi edhe ai vazhdon të dobësohet ndjeshëm sikurse edhe ditën e mërkurë duke u blerë sot me 122.9 lekë dhe duke u shitur me 124.5 lekë.