Ndodh e papritura me Euron dhe Dollarin, çfarë ndodhi sot me kursin e kembimit

by admin

Pas një rritje prej 2.30 lekësh në fillim të javës, euro iu kthye përsëri rënies, teksa këtë të enjte kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë e fikson në vlerën e 112.38 lekëve. Sipas ekspertëve të tregjeve, forcimi i monedhës vendase pas zgjedhjeve vendore është shkaktuar më së shumti nga faktorë psikologjikë.

Alibia e përdorimit të fondeve në monedhë të huaj për financim të zgjedhjeve nuk ekziston sipas eksperteve, por mund të jetë shkaktuar nga operatorë të tregut.

Sipas eksperteve të ekonomisë fluksi i turistëve të huaj do të ndikojë në zhvlerësimin e mëtejshëm të euros në tremujorin e ardhshëm.

Dy ditë para zgjedhjeve, euro preku vlerën e 110.6 lekëve duke u përkthyer në humbje në disa sektorë eksportues të ekonomisë. Sipas eksperteve, Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave duhet të ndërhyjnë në normën bazë të lekut dhe blerjen e obligacioneve për të mbajtur një ekuilibër.

Nderkohe Dollari ka pesuar gjithashu nje renie duke u fiksuar ne vleren e 103.91 lekeve.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy