Ndryshimi drastik i motit, sinoptikania tregon cfare pritet ditet ne vijim: Deri te premten temperatura deri ne 20 grade, nga fundjava rikthehet..

by admin

Me përjashtim të fillimit të javës, ku i gjithë territori i vendit do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm dhe diell, ditët e tjera do të kenë vranësia por reshjet e shiut sipas sinoptikanëve do të jenë minimale.

“Dita e martë do t’i ketë më prezente vranësirat duke sjellë reshje, megjithëse reshjet janë kryesisht në veri, veri-perëndim, pra në qarkun e Shkodrës dhe momente me pika shiu në zonën qendrore përfshirë dhe kryeqytetin. Do jenë në sasi të papërfillshme. Nga e mërkura deri në ditën e premte do të jemi nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, kthjellime, vranësira, reshje të pakta të izoluara vetëm në zonat veriore dhe serish në sasi të pakta”, ka thënë Lajda Porja.

Në qarkun e Shkodrës i cili do jetë qarku me përqëndrimin më  të madh të reshjeve, niveli i tyre sipas sinoptikanëve nuk pritet të jetë më shumë se 5 mm shi, duke mos sjell probleme me përmbytjet.

Ndërkohë që parashikohet që koha të jetë e ngrohtë pasi vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.

“Temperaturat e ajërit në mëngjes sot janë 1 apo dy gradë në zonat malore, ndërkohë që maksimalet shkojnë deri në 19 gradë. Do të ketë vlera edhe 20 gradë përgjatë kësaj jave deri ditën e premte, maksimalja do të jetë 18-19-20 gradë”, ka thënë Porja.

Sipas parashikimeve të meteorologëve  fundjava do të sjell reshje më të dendura shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit dhe ulje të temperaturave.

You may also like