Ndryshon moti, ja cfarë pritet të ndodhë në orët vijuese..

by admin

Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në zonat Lindore priten edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.Nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të vijojë moti edhe gjatë natës.Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.KosovaOrët e para të mëngjesit dhe mesdita do të sjellin në Republikën e Kosovës mbizotërim të intervaleve të gjata me kthjellime të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Jugperëndimore.Ndërsa në zonat Veriore dhe Lindore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.Por pritet që pas mesdite vranësirat gradualisht të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Veriore të vendit.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy