Pasi humbi nënën nga sëmundja e rëndë, Ana Lika jep lajmin e bukur “Zoti na riktheu buzëqeshjen”

by admin

Humbi mamanë pak ditë më parë, Anna Lika bëhet teze: Zoti na riktheu buzëqeshjen shkruan ajo ne profiln e saj.

Aktorja Anna Lika ka ndarë pak më parë lajmin e bukur se është bërë teze. Motra e saj ka sjellë në jetë një vajzë që e kanë quajtur Zeina.

Ky lajm vjen në jetën e motrave si një shpresë pas ditëve të vështira. Nëna e tyre, Ilda Gjoni u nda nga jeta para pak diitesh.

“Dhe dielli do të lindë përsëri se ne të gjithë e dimë sesa shumë doje ti që t’i gëzonim jetës… Dje i thamë mirëseerdhe mbesës tënde të dytë. Viki na gëzoi me një tjetër bukuroshe dhe ne do t’i tregojmë çdo ditë për gjyshen e mrekullueshme që pati. Qofsh jetëgjatë Zeina! Të duam shumë.”, ka shkruar Ingrid Gjoni.

Edhe pse një personazh jo i famshëm, Ilda tronditi opinionin publik të cilët e njihnin se motra e Ingird dhe Inis Gjonit. Ilda u diagnostikua me kancer në gji vetëm dy muaj më parë. Sipas rrëfimit të miqve, vetë Ilda, as nuk ka dashur të pranojë sëmundjen që e kishte përfshirë.

Vetëm kur dhimbjet në trup iu shtuan, ajo filloi një proces të fortë kimioterapish. Por sëmundja e pashërueshme kishte avancuar në gradën e katërt duke i prekur dhe kockën dhe më pas, të gjitha përpjekjet thuajse kanë qenë të pashpresa.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy