Po kthej nga dasma e vëllait, nëna e 3 fëmijëve humb jetën ditën e sotme

by admin

Adriana Prendi, 35 vjeç nuk e dinte se dasma e vëllait do të ishte dhe gëzimi i saj i fundit.

35-vjeçarja humbi jetën mëngjesin e sotëm në një aksident tragjik në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit.

Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti tip “Volkwëagen” me drejtues Gëzim Prendin, bashkëshortin e Adrianës ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën 35-vjeçarja.

Gëzim Prendi dhe një pasagjer tjetër në automjet, shtetasi E. G., 37 vjeç kanë mbetur të plagosur por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Adriana ishte nënë e tre fëmijëve, ndërsa drama shtohet edhe më shumë për faktin se ajo kishte martuar vëllanë një natë më parë.

Mësohet se viktima bashkë me burrin, shtetasin Gëzim Prendi, i cili drejtonte mjetin, ishin duke u kthyer drejt Greqisë ku edhe jetonin, por u përfshinë në aksident.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy