Kreu i “Fokus Media Gropup”, Irfan Hysenbelliu ka folur pas prishjes së hotelit shtatë katësh në zonën e Malit të Robit në Kavajë.
Duke folur për prishjen e marrëdhënieve me Edi Ramën, Hysenbelliu ka treguar edhe se si ai ka ndihmuar më parë bashkëshorten e tij, Lindën. Ai tha se ka shumë respeket për Linda Ramën dhe se madje e ka punësuar tek Ylli Çabiri.
“Më vjen keq për të shoqen e tija. Sepse për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur” tha Hysenbelliu.
Hysenbelliu nuk la pa përmendur edhe Taulant Ballën duke thënë “Jam ndjerë keq kur folën për mikun tim Taulant Balla, që thanë që ka ndejtur aty si pasha, që unë e quaj vëlla, jam ndjerë keq, se nuk jam nga ata njerëz, por ato njerëz që e nxorrën atë fjalë ishin të irrituar”.