Tërmet i fuqishëm në Marok, mbi 600 të vdekur, shikoni si shemben ndertesat (Video)

by admin

Numri i viktimave dhe të plagosurve në Marok është rritur duke shënuar një bilanc vërtet tragjik. Bëhet fjalë për 632 të vdekur dhe se 329 të plagosur, nga 300 të vdekur dhe 150 të plagosur që raportohej në orët e para të mëngjesit.

Tërmeti i fuqishëm ishte me magnitudë 6.8 ballë dhe ndikimi i tij u ndje në qytete në të gjithë Marokun.

Epiqendra e tërmetit ishte në Malet e Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha në një raport paraprak se 49,000 njerëz vlerësohet të kenë përjetuar ekspozim “të rëndë” ndaj tërmetit, ndërsa 403,000 besohet se kanë përjetuar ekspozim “shumë të fortë”.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy