TMERR në Itali/ Shqiptari qëllon me thikë marokenin, gjendet i gjakosur nga banakierja

by admin

Një bisedë mes dy personave, u përshkallëzua deri në nxjerrjen e mjeteve prerëse e më pas plagosjen e një prej tyre. Kështu ndodhi një ditë më parë në Villanova di Colli al Metauro, Itali, mes dy personave, njëri prej tyre edhe shqiptar.

Sipas mediave italiane, shqiptari 20-vjeçar ka goditur dy herë me thikë një maroken në gjoks dhe në bark. Pas ngjarjes, shqiptari u zhduk, por karabinierët arritën ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë.

Thirrjet e viktimës tronditën personat që ishin në zonë, e sidomos të banakieres që ishte në lokalin ngjitur. Kjo e fundit, nxitoi te dera dhe shikoi një person duke bërtitur e duke tërhequr këmishën e gjakosur. 

I plagosuri u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. I plagosuri iu nënshtrua një operacioni e më pas u transferua në repartin e terapisë intensive, ku ndodhet ende tani, pa rrezik për jetën. 

Përpos dëshmive, vendimtare janë pamjet e kamerave të lokalit (ku të dy kanë hyrë para diskutimit për të blerë pije, si Red Bull).

Mes pamjeve me video që duket se kanë qenë vendimtare për gjurmimin e vrasësit me thikë, do të ishte ajo e dëshmisë së banakieres që mundi të memorizonte targën e ‘Volkswagen’ të autorit.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy