Tragjedi në Itali! Hyri për të ndihmuar të dashurën, mbytet në det i riu shqiptar

by admin

E diela në det u shndërrua në tragjedi për një 19-vjeçar shqiptar në Itali. Anxhelo Cara, i cili jetonte në Altamura të Barit, humbi tragjikisht jetën pasi u mbyt në det. Ai kishte shkuar bashkë me të dashurën për të kaluar një ditë relaksi në plazhin e Baia Verde, në Gallipoli, kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të kësaj të diele. Paraprakisht dyshohet se i riu u fut në det për të ndihmuar të dashurën e tij që u gjend në vështirësi për shkak të rrymave, por prej andej nuk arriti të dilte i gjallë.

E menjëhershme ishte ndërhyrja e ekipit të emergjencës, që e nxorën të riun 19-vjeçar pa ndenja nga uji. Pavarësisht tentativa të dëshpëruara për ta sjellë në jetë, Anxhelo nuk arriti të mbijetonte dhe ndërroi jetë./

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy