Tragjedi për familjen shqiptare! Babë e bir humbin jetën në aksident

by admin

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mesditën e 1 Dhjetorit në Podgoricë, Mal të Zi.Sipas mediave malazeze, Anton Frani Gjelaj 36-vjeç dhe i biri Kristiani 6-vjeç kanë humbur jetën pasi makina “Golf 4” me të cilën po udhëtonin ka rënë nga Ura e Shtrembër në lumin Moraça.Një ekip zhytjeje u angazhua për të nxjerrë trupat e viktimave nga lumi.Sipas të dhënave të para nga policia dhe në bazë të dëshmive të dëshmitarëve të tragjedisë, me shumë gjasa bëhet fjalë për vetëvrasje. Sipas deklaratave të dëshmitarëve, shoferi i “Golfit” është ngjitur ngadalë në trotuar me makinën e tij dhe më pas papritur ka përplasur mjetin dhe ka rënë në Moraça.Policia ndaloi një dëshmitar i cili dyshohet se pa shoferin duke u ngjitur në trotuar me makinën e tij.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy