Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj nëna shqiptare e 4 fëmijëve

by admin

Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Zvicër nëna shqiptare e 4 fëmijëve. 37 vjeçarja nga Kosova është gjetur e pa jetë në banesën e saj mbrëmjen e sotme.

Mediat zviceriane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Vevey, teksa autori i dyshuar është partneri i saj i cili edhe është arrestuar.

Prokuroria tashmë ka hapur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, e cila dyshohet se mund të ketë ardhur si pasojë e dhunës në familje.

Gjatë ditës së premte, shtetasi kosovar, 42 vjeç është paraqitur në stacionin policer në kantonin e Bernës, duke pretenduar se kishte plagosur partenrën e tij. Pas kësaj, policia zvicerane kishte shkuar në banesën ku gjendej gruaja.

Pasi kishin hapur derën me dhunë, policia kishte gjetur viktimën e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe kishte ndërruar jetë.

Partneri i saj i dyshuar për vrasjen u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme. Katër fëmijët e viktimës po kujdeseshin nga familja.

Hetimet synojnë të zbardhin rrjedhën e ngjarjeve dhe motivet e mundshme të krimit në mënyrë që autoritetet të klasifikojnë saktë krimin.

You may also like

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy