Mjeku i njohur popullor me emrin Ruzhdi ka treguar ne emisionin ZOne e Lire se ai eshte ne gjendje te mjekoje autizmin tek femijet.
Ja video me poshte:
Mjeku i njohur popullor me emrin Ruzhdi ka treguar ne emisionin ZOne e Lire se ai eshte ne gjendje te mjekoje autizmin tek femijet.
Ja video me poshte:
Nashiferi, nëna që është sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga vajza e saj, Dorina e ka filluar jetën bashkëshortore me shumë vështirësi. Fillimisht ka jetuar me familjarët e burrit, 8 persona që banonin në një shtëpi 1+1. Paralelisht me të, ishte shtatzënë dhe vjehrra e të dyja kanë lindur në të njëjtën kohë.
Nashiferi është kujdesur edhe për kunatën e vogël e të sapolindur, por pas 5 vitesh ajo humbi tragjikisht djalin e saj. Ajo nis të rrëfejë tragjedinë në seancën e ndërmjetësimit të “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e cila ka ndodhur pasi Nashiferi dhe bashkëshorti nisën të jetonin veçmas.
Nashifer: Vazhduam jetën, në ’90 që u hapën kufijtë, kunati i vogël që ishte me pleqtë iku në kurbet siç ikën të gjithë shqiptarët. Në fakt, të flas atë realitetin që është nuk para shkonte mirë me babin e vet, jo se më thoshte gjë mua, por e dëgjoja që kur vinte te Ylli i thoshte “do vish të merresh vesh me Merkon ti se do ta vras fare?”
Eni Çobani: Për babain e vet?
Nashifer: Për babain e vet. Ylli jo se është burri im, është i madhi, por kishte një afrimitet të paparë me babain e vet edhe pse ne ishim veç, ai nuk vinte në shtëpi. Ose do pinte kafe me të në lokal kur vinte nga metalurgjia se ai doli në pension ose do shkonte te shtëpia, çdo natë, sa ditë që kishte dhënë Zoti.
Djali, Landi shkonte në kopsht ndërsa vajza në çerdhe. Një ditë, teksa Landin e merrte gjyshi nga kopshti, përplasja nga një makinë i merr jetën.
Nashifer: Në fakt e ndieva se më këputej shpirti. Vijnë dhe më thonë “hajde se do ikim në shtëpi, lëre punën Nashi”. Nuk e dija ç’më kishte ndodhur… I thashë kunatave të mia diçka se e pashë që lanë punën edhe punëtorët e tjerë. Pashë te rruga që ishte një makinë e madhe, gjithë ato makina, prapë nuk më shkonte mendja kurrë që do më kishte vrarë makina djalin tim. Kur kam shkuar në shtëpi, më ka treguar që është bërë aksident, më thanë, nuk gënjej, nuk jam mësuar të gënjej, Ylli kishte ardhur përpara meje, e kishin sjellë në shtëpi. Vjehrri im i binte kokës me grushta. Nuk mbaj mend më, por mbrapa e dëgjova që Ylli e kishte kapur në qafë dhe i kishte thënë “babi unë të të kem ty se unë bëj djalë tjetër prapë”.
Eni Çobani: Pra Ylli ta kapërcejë atë dhimbje kaq të madhe…
Nashifer: Kaq shumë e donte të atin sa i tha “babi, unë të kem ty, mos bëj kështu se do bëj djalë tjetër prapë”.
Sipas parashikimieve te SHMU, masat ajrore polare dhe frontet e ftohtë të njëpasnjëshëm që tashmë kanë përfshirë territorin tonë do të na shoqërojnë në pjesën më të madhe të kohës edhe gjatë kësaj jave.Ditën e Hënë do të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me temperatura të ulëta në vlerat minimale.
Ditën e Martë dhe të Mërkurë do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5ballë.
Ditën e Enjte dhe të Premte moti parashikohet me alternime të herëpasherëshme vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet ulët.Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, si dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut e të borës.
Thanas Konini nuk jeton më. Solisti i këngës “Dua më shumë Shqipërinë”, u nda jeta këtë të diel në moshën 71-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje. Konini ishte pjesëtar i Korit Lira, prej rinisë së tij. Ai do të mbahet mend për interpretimin si solist të këngëve “Dua më shumë Shqipërinë” dhe “O moj ti me sy të zinj”.
Sinoptikania Lajda Porja ka folur per situaten e pazakonte te Motit ne vendin tone dhe parashikimin se cfare pritet ne vijim.
E diela pritet të jetë ditë tipike dimri pasi tashme ka filluar te depertoje nje mase e ftohte siberiane. Do të ketë reshje të izoluara në jug, më pak në juglindje. Problematike mbetet situata e ngricave në zonat malore nderkohe temperaturat do te zbresin deri ne -5 grade celcius, tha ajo.
Kjo mase siberike do te qendroje deri diten e hene, diten e marte pritet te ndryshoje qarkullimi. Do te kemi nje mase me te ngrohte, rriten temperaturat dhe do te kemi rikthimin e reshjeve te shiut ne te gjithe Shqiperine te cilat pritet te qendrojne deri nga mesi i javes. Priten gjithashtu dhe stuhi te forta ere.
Ky fund Nentori eshte nje ndryshim shume i cuditshem per nga ndryshimi i masave ajrore, per vetem dy-tre dite masa te ftohta dhe me pas dite tipike vjeshte me shume reshje por me rritje temperaturash.
Dimri ka mbërritur në këtë fund Nëntori, ku termomteri do të shënojë vlera deri në – 6 gradë në zonat e thella dhe deri në 2 gradë në qendër të Shqipërisë.
Moti i keq ka pushtuar vendin, ku në njërën anë, veri-perëndim dhe ulësirën perëndimore kemi prezencë të reshjeve të shiut dhe në anen tjetër veri, veri-lindje, reshje dëbore me intensitet.
Lajda Porja: Parashikohet që sot deri pas mesnatës të ketë reshje të konsiderueshme dëbore pothuajse në të gjithë shtrirjen lindore. Madje dëbora zbret deri në 300 metra mbi nivelin e detit, duke bërë që të zbardhet pothuajse e gjithë zona malore. Pritet që në zona të thella të kemi një trashësi të konsiderueshme, ku mund të jetë edhe mbi 50 cm dëborë.
Por dita e dielë do të jetë dita më e ftohtë në gjithë vendin, pasi një rrymë e ftohtë siberiane do të prekë Shqipërinë deri të hënën.
Lajda Porja: Kjo masë do të mbetet prezente deri ditën e hënë. Kjo do të bëjë që e diela përmirëson ndjeshëm situatën e reshjeve, ku mbeten vetëm reshje të dobëta dhe të izoluara, por kemi temperatura të ulëta, ku minimalet shënohen minus 5 e minus 6 në zonat malore dhe maksimalet janë jo më shumë se 9-10, një ditë tipike e acartë.
Por nga e hëna, vlerat termike do të përmirësohen, por moti sërish do të jetë i paqëndrueshëm edhe më 28 Nëntor.
Lajda Porja: Pjesa më e madhe e Ultësirës Perëndimore do të ketë rrebeshe, ku në një kohë të shkurtër do të bjerë një sasi e konsiderueshme e shirave.
Në zona të caktuara, do të ketë ngrica ndërsa në këto kushte, veçanërisht drejtuesit e automjeteve duhet të bëjnë më shumë kujdes.
Shkodra dhe e gjithë Shqipëria u zgjua sot pa një artist të jashtëzakonshëm, Mjeshtrin e Madh, Zef Deda.
Ishin këto fjalët e “Artistes së Merituar”, Zyliha Miloti me të cilën padyshim që bien dakord të gjithë shqiptarët anë e kënd botës që janë rritur me humorin e Zef Dedës, me të cilin ka përcjellë dritë në familjet shqiptare edhe në kohët më të errëta të vendit.
Në një intervistë për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, i cili kësaj here ka shkuar në Shkodër në nder të Mjeshtrit të Madh, Zef Dedës, e madhja Zyliha Miloti rrëfeu mes emocioneve të forta “Zef Dedën e kujtimeve të saj”.
Mes të tjerash, ikona e estradës shqiptare, Zyliha Miloti tregoi se artisti Zef Deda edhe në 2-3 ditët e fundit të jetës së tij, sëmundja nuk ia kishte shuar buzëqeshjen karakterizuese, me të cilën bëri për vete të gjithë artdashësit shqiptarë.
Aldo: Ju të gjithë sot keni ditë të vështirë apo jo?
Zyliha Miloti: Jashtëzakonisht të vështirë. Unë ju falenderoj për mundin që keni marrë për të nderuar një figurë të madhe të artit shkodran. Sot Shkodra është zgjuar pa një artist të mirë, gjithë Shqipëria, pa artistin e madh Zef Deda, ditë shumë e vështirë. Sidomos për të folur për një koleg me të cilin kemi kaluar më shumë se një gjysmë shekulli, një njeri i madh dhe një artist që Zoti e kishte pajis me të gjitha. Një aktor i mrekullueshëm, një instrumentist që ulej në piano dhe merrte saksin. Më fal, kam shumë emocione.
Aldo: A të vjen ndërmend kur e ke parë për herë të parë fare?
Zyliha Miloti: Zefi ka pasur babin piktor, skenarist në Teatrin “Migjeni”. Zefi ka qenë 5 vjeç kur e ka puthur skenën e Teatrit “Migjeni”. Zefi ka qenë alegria e estradës, “Benjamini” siç i thojnë në Shkodër. Ai krijonte atmosferë para se të fillonte shfaqja. Bënte zhurmë, kërkonte, krijonte atmosferë të bukur për ne. Ka qenë i shkathët, i mirë i dashur. Janë rritur jetim 3 fëmijë sepse babai i ka vdekur shumë i ri. Kanë vuajtur shumë në jetë të shkretit.
Aldo: Zefi është nga ato njerëz që kam përshtypjen se nuk harrohen kurrë.
Zyliha Miloti: Sigurisht. Ai fizikisht nuk është më, por veprat e tij dhe arti i tij do të mbeten për të gjithë jetën. Çudi e madhe që t’i ndodhë Zefit, por thuaj ti nuk pyet… Ka qenë shujmë i shkathët. Nuk kam menduar kurrë se Zefi do të vdesë para meje sepse unë jam më e madhe. Kam menduar se Zefi do të mbajë arkivolin tim, por këto janë fatkeqësitë. Më vjen keq se po na shuhen artistat.
Aldo: Cila gallatë të vjen ndër mend për Zefin nga ato që nuk kanë dalë?
Zyliha Miloti: Kur udhëtonim në autobusat e asaj kohe, por Zefi ishte sa në fund të autobusit, sa në fillim. Sigurisht që atje ka pasur të moshuar dhe nganjëherë i bërtisnim “Zef nuk të durojnë të gjithë se të durojmë ne”. Por ishte natyra e tij që të mos qëndronte në një vend. Ka qenë i jashtëzakonshëm. Ka 2-3 ditë sepse kemi shkuar vazhdimisht me e pa dhe shkuam madje me drejtorin dhe po bisedonim, qeshte, fliste dhe pranë tij ishte edhe zonja e tij, Roza. I thotë Arjani “unë nuk e di se kush është i sëmurë sot, a mund ta në tregosh?” I shkreti Zef! Kam kujtime shumë të bukura. E vështirë sot për ne që të përcjellim kolegun tonë.
Homazhet për artistin e madh, Zef Deda, do të zhvillohen ditën e sotme në teatrin “Migjeni” të cilit ai i kushtoi jetën artistike.
Humbja e aktorit te madh te humorit Zef Deda diten e sotme ishte nje humbje e madhe per artin shqiptar.
Por artisti i madh i humorit kishte len nje amanet dhe ai ishte permiresimi i teatrit te Shkodres.
Aktorja Rita Gjeka ka thene se” Zef Deda i la nje amanet, përmirësimin e gjendjes së teatrit të Shkodrës.
Aktorja tregoi se në krye të teatrit “Migjeni” është vendosur drejtor, një regjisor estrade.
Bëhet fjalë për Arjan Çuliqin, për të cilin Gjeka shprehu besimin se do të vërë në vend amanetin e Dedës.
Ne këto dy javë, jeta e Esmasë ka ndryshuar, dhe kjo falë këmbënguljes së saj për të bërë atë që do, dhe dëshirës për t’i thënë gjërat thjeshtë dhe troç, pa asnjë kompleks.
Një fakt që na ka gëzuar të gjithëve. Por zemra e Esmase, natyrisht qe e ka vuajtur ketë situate.
Por a është Algerti një kapitull i mbyllur për Esmane?
Sidoqoftë ne duhet t’ia tregojmë Esmase këmbënguljen e Algertit për tu rikthyer me te, pavarësisht se e dimë përgjigjen e një gruaje te re, qe ka humbur dashurinë e prindërve, për shkak te tij.
E ndërsa flasim për ish të fejuarin qe e braktisi në mes te katër rrugëve, dhe zhgënjimin e madh që la ndarja nga ai, Esmaja na befason me një lajm te papritur.
Lajmi i pritjes se një fëmije na ka gëzuar te gjithëve, por diçka na vjen ne mend menjëherë sapo e marrim vesh.
Pavarësisht këtyre luhatjeve te Esmase, zhgënjimi nga Algerti vazhdon ende. Plaga është ende e freskët. Po çfarë ka ndodhur atë ditë kur Algerti e rrëmbeu Esmane dhe iu betua për dashuri derisa ‘vdekja t’i ndante’?
Kjo çfarë ka ndodhur, ka krisur marrëdhënien e çiftit të ri me të afërmit e tyre.
Esmaja i ka idetë e qarta kur behet fjalë për sakrificat e dashurise, por tashme ndjenjat i kanë lënë vend pendesës.
Por femrat kane gjithmonë sekretet e tyre qe shpesh i ndajnë me njëra-tjetrën. Pavarësisht se Esmaja ia ka rikthyer zemrën dhe trupin Kastriotit, një fije kureshtje ka mbetur ende atje, 60 kilometra larg, te Algerti. Dhe në të tilla raste, jo gjithçka i tregohet burrit. Prandaj jemi femra.
Shihet qarte se zemra e Esmase nuk i përket më Algert Tashit, tradhtarit i cili nuk meriton aspak dashurinë e saj. Por ama dy fjale te fundit kërkon t’ia thotë…
Kaçi ka treguar se tani e tutje nuk ka me metoda të buta, dhe Esmaja i përket vetëm atij, por vulën këtij diskutimi ia vë gruaja e tradhtuar që i nis një mesazh të fortë ish-partnerit.
Ne këtë batute te thënë plot shpirt nga Esmaja, vërehet i gjithë zhgënjimi që ka pësuar, jo vetëm nga Algerti.
Kjo deklaratë publike e Kastriotit vjen pak minuta pasi ka kërcënuar rivalin e tij në dashuri, të cilin e ka mposhtur për pesë herë më radhë.
E ndërsa flasim për atë që ka ndodhur këto dy javë, kurioziteti na shtyn të mësojmë më shumë për raportin mes çiftit më të famshëm në Shqipëri.
Ky po që është rrëmbim prej burrash të vërtetë, jo si ai i Algertit që e priti Esmanë në hyrje të fshatit pa guxuar t’i afrohet asnjëherë shtepisë së saj. Por përveç kësaj në ndryshim nga rivali, Kastrioti ka edhe parime të cilat duket se i ruan të shenjta.
Kur Kaçi përmend fëmijët, Esmaja ka menjëherë diçka për të shtuar.
Esmaja u kthye në kryefjale të këtyre dy javëve, bashke me të edhe Kastrioti, i cili mesa duket i ka qëndruar gjithmonë besnik vajzës që ka dashur që kur ishte 17 vjeçe.
Ky dyzim i Esmase na frikëson pak, por ajo na qetëson menjëherë.
Krahas një trekëndëshi dashurie që përfundoi me triumfin e Kastriotit, ky çift kaq simpatik, na kane lënë edhe disa batuta qe qarkullojnë pafund në rrjetet sociale, dhe ne nuk mund t’i lëmë pa i përmendur.
Dhe pas historisë se gjyshes, një këshillë për të gjitha vajzat.
Kur rrahjet e zemrës arrijnë t’i kapërcejnë hijet e se shkuarës, dashuria arrin ta mposhte friken e se ardhmes. Sepse, dashuria është nje privilegj qe jo te gjithë e kane, por edhe një shenje fati te cilën pak njerëz arrijnë ta vlerësojnë. Dhe ky fat, nganjëherë insiston, dhe të kthen dy herë, tre herë, pesë herë, tek i njëjti person.
Herë të gjashtë nuk mund të ketë.
Në tregun vendas të këmbimit valutor sot një dollar amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95 lekë.
Monedha evropiane sot blihet me 102.5 lekë dhe do shitet me 103.3 lekë, ndërsa franga zvicerane blihet me 105.6 lekë dhe shitet me 106.8 lekë.
Ndërkohë paundi britanik do blihet me 117.1 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More