Fillimi i javës do të ketë mot të qëndrueshëm dhe diell. Por në mesjavë sinoptikanët parashikojnë rikthim të reshjeve.“Presim sërish rrebeshe shiu gjatë ditës së mërkurë, të cilat priten të jenë më të fokusuara në zonat veriore dhe qendrore, ndërsa zonat jugore pritet t’i marrin reshjet në sasi të pakta. Presim përmirësim të kushteve të motit gjatë ditës së enjte, por do të jetë një përmirësim i përkohshëm, pasi rikthehen reshjet ditën e premte. Reshje të cilat do të jenë në formën e rrebesheve, me intensitet mesatar dhe lokalizim intensiv. Tashmë reshjet nuk do të jenë të fokusuara vetëm në zonat veriore por pritet që gjithë territori shqiptar të jetë nën drejtimin e këtyre reshjeve në sasi të larta. Ku duhet thënë që kryesisht në pjesën e dytë të ditës së premte do të pritet që reshjet të jenë më të dukshme, reshje që do të vijojnë edhe gjatë fundjavës.”Pas një fillim javë me temperaturë të larta, dita e enjte do të sjellë ulje të tyre dhe vlerat maksimale nuk pritët të shënojnë më shumë se 17-18 gradë Celsius. “Përsa i përket temperaturave të ajrit pritet që kjo fillim javë të jetë me maksimume, të cilat do të regjistrojnë vlerën edhe 24 apo 25 gradë Celsius duke filluar nga dita e mërkurë dhe në vijim. Kemi edhe një graduale të temperaturave të ajrit duke u afruar shumë pranë vlerave normale përsa i përket muajit nëntor.”Parametri i erës pritet të jetë problematik gjatë fundjavës, ku do të intensifikohet dhe në det të hapur të krijohet dallgëzim 3-4 ballë.
Sipas SHMU, për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme pasi në pjesën më të madhe të ditëve pritet mot me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Por nuk do të mungojnë edhe reshjet e shitu të cilat për ditën e Mërkurë pritet të jenë me intensitet të lartë.Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe ditën e Martë moti parashikohet kryesisht me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Për diën e Hënë orët e para të 24-orëshit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra më pas për pjesën më të madhe të ditës reshje shiu të dobta në relievet e larta malore. Për ditën e Martë reshjet do të jenë prezente të herëpashershme me intenistet të ulët në zonën e veriperëndimit.Dita e Mërkurë do të jetë më vranësisra mesatare e të dendura duke nisur fillimisht nga veriperëndimi për tu shtrirë në të gjithë territorin. Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim të vendit më pas në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta e stuhive afatshkurtra me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Në orët e mbrëmjes intensiteti i reshjeve bie dhe bëhen të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.Për ditën e Enjte moti pritet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare. Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa pritet përsëri një përkeqësim i kushteve atmosferike. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshjet në mënyrë të herëpashershme me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
I shpetoi jeten, pas 19 vitesh i bën surprizën e bukur. “Të kujtohet një fëmijë që e ke shpëtuar në 1997″..
Nëse nuk do ishte bërë shkak ky polic nga Ohio i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Jones sot nuk do të ishte gjallë.
Gjatë verës së vitit 1997, James Poole kishte shpëtuar një 5-vjeçar që po mbytej në pishinë.
Djaloshi nuk e kishte harruar kurrë emrin e njeriut që i shpëtoi jetën. Me të hyrë në llogarinë e Njësisë Policore të Colombus, ai e gjeti policin dhe kërkoi të takohej me të shkruan shqiptari.net.
Poole ishte ftuar në një sallë të improvizuar që të takohej me disa zyrtarë nga vendet tjera, por ngjarja mori rrjedhë tjetër.
“Të kujtohet një fëmijë që e ke shpëtuar gjatë vitit 1997”, e ka pyetur ai 43-vjeçarin me uniformë. Ky i fundit nuk foli asgjë, por filloi të qajë dhe të shtrëngojë fort 24-vjeçarin.
“Kurrë nuk do të mendoja, se dikush do të vinte për të më falënderuar pas kaq vitesh”, ka thënë polici, që i është gëzuar shumë këtij kujdesi. Ata kanë folur gjatë për rastin, falë të cilit Jones është gjallë dhe shëndoshë.
Kanë mjaftuar vetëm pak minuta shi në Tiranë që rrugët të përmbyten për shkak të problemeve me kanalizimet, ndërkohë që siç duket edhe nga videot e shpërndara në rrjetet sociale, Lana ka dalë nga shtrati në zonën e Pallatit me Shigjeta.
Sasia e madhe e ujit që është futur në Lanë si edhe cektësia e lumit në atë zonë ka bërë që uji të përmbysë gjithçka përreth urës në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta” në jug-perëndim të kryeqytetit.
Më herët, shqiptari.net publikoi pamje nga përmbytja në rrugë të ndryshme të kryeqytetit për shkak të reshjeve të shumta, të cilat kanë përfshirë një pjesë të madhe të vendit duke shkaktuar deme.
Pothuaj 30% e tumoreve, ndodhin si pasojë e kequshqyerjes dhe regjimit abuziv. Dietologia e njohur shqiptare këshillon një regjim ushqimor i cili përmbledh të gjitha ushqimet për të cilat ekzistojnë të dhënat shkencore se luajnë rol në parandalim dhe ngadalësim e kancerit. Ky regjim ushqimor, duhet të kombinohet me një stil të shëndetshëm të jetës i cili përfshin edhe aktivitetin fizik, metodat antistres dhe shëtitje në ajër ta pastër.Konsumi i ushqimeve:Nga zarzavatetÇdo dite: Spinaq, panxhar + domate + speca + lloje të tjera nga zarzavatet e mësipërme. (Spinaqi të zihet dhe t’i largohet uji)Çdo dite hudhër, qepë3-4 herë në javë presh dhe lakër brukseli ose asparag2 herë në javë kërpudha (shitake, porcini)Nga brumërat: Drithëra elbi ose gruri ose tërshëra ose kuinoa e kuqe ose orizi i egër, Buke thekre të zezëNga mishi: 3 herë në javë peshk (salmon ose sardele ose skumber)1 herë në javë gjoks pule ose pule deti (pula të rritura në natyrë)3 here në jave vezë të zier të fshatitNga bulmeti: 2 here në ditë një gotë kos pa yndyrë, gjiza. Të preferohet qumështi i dhisëNga fasulet: 3-4 herë në javë fasule, qiqra ose thjerrëza në formë supeNga frutat: Çdo dite portokall + kivi + 1 nga llojet e tjera te frutave që shkruhen më lartNga farat: Çdo ditë fara lini, fara kerpi, 4-5 herë në jave fara luledielli ose kungulli, ose bajame ose arra (organike)Nga yndyrnat: Çdo dite vaj lini, ulliri + ¼ avokadoKëshillaMishi i pulës dhe peshku te shoqërohen patjetër me erza si rozmarina, thimari, rigoni, hudhra, turmeriku, (turmeriku nuk duhet përdorur nga gra me kancer te gjirit që janë ne terapi me cyclophosphamide).Sa me shumë ujë (2,5L/dite)Çaj jeshil (2 gota në ditë) – pa sheqerKafe sa më pakSheqer fareAlkool fareShembull ditor i ushqimit:Mëngjes: pak kos shtëpie + 1 luge mjaltë cilësor + vaj lini + fara lini + elb te zier + manaferra ose boronica ose mjedër, te përziera mire, 1 çaj artemisaParadite: 1 lëng: boronica ose luleshtrydhe, molle jeshile, spinaq*, pak rozamrine te fresket dhe xhinxher, fara kungulli ose arra BraziliDreke: sallatë me spinaq, pazi, cikore dhe qepe, peshk ne furre me domate, qepe, hudhra, rigon + 1 kupë oriz të egër me fasule të kuqe ose të zeza, 1 fetë buke thekre, vaj ulliri , 1 caj artemisaPasdite: 1 gotë lëng panxhari, mollë jeshile, xhinxher, spinaq dhe rozmarinë të shtrydhurDarkë: Sallatë me panxhar të zier ose lakër të bardhë, karotë, limon, vaj ulliri, fara luledielli, speca të kuq të pjekur pak dhe pak kërpudha të pjekura, 60gr ricotta + vaj lini + fara lini (të fruluar mirë), 1 kupë oriz të egër, 1 fetë buke thekre me ¼ avokado + 1 çajPara gjumit: 1 çaj me turmerik, kanellë, xhinxher, karafil dhe pak mjaltë cilësor
Shi, rrebeshe dhe stuhi të forta ere, sinoptikania jep parashikimin qe nuk pritej per ditet ne vazhdim: Duhet të bëhemi gati per..
Sipas sinoptikanes Lajda Porja, gjate diteve te mbetura te kesaj jave eshtë lagështira prezente dhe lagështira bën që termomenti edhe pse termomentri shënon 25 ne e ndiejmë si 29.Nderkohe ajo tregon se dita e enjte, e premte dhe e shtunë risjell reshjet sepse është kjo masa ajrore, nëse ju rikujtoj të shtunën ishte një mot mbytës për shkak se ishim në një masë ajrore të freskët veriperëndimore, erdhi një masë kryesisht nga jugu, pati përplasje dhe më shumë kishte stuhi ere dhe më pak rrebeshe, rrebeshe kalimtare megjthatë në shumë zona ka sjellë probleme. E enjtja, e premtja dhe e shtuna me reshje, kryesisht e enjtja dhe e premtja stuhi, rrebeshe, stuhi të forta ere. Stuhitë shkojnë rreth 60 në tokë dhe 70-80 në det të hapur duke sjellë disi probleme në trafikun detar.Meteorologia pranon se tashmë stinët kanë nisur të marrin nga njëra-tjetra dhe tashmë ndryshimet klimatike do të kenë ndikimet e tyre në to. Ajo konfirmon se edhe Tetori do të mbyllet në vlera të larta atmosferike.Lajda Porja: Duhet të bëhemi gati, ndryshimet klimatike i kemi prezente. Do të kemi një dimër relativisht të cunguar, nga 3 muaj dimër të cunguar në 3 apo 4 javë. Nuk është se do mungojnë ditët e ftohta, do jenë prezent por do jenë shumë të pakta.Pas dy muajve të parë të nxehtë të vjeshtës, Nëntori do të shënojë ndryshime të temperaturave dhe do të jetë më i freskët.
Dalin pamjet ku një nga të akuzuarit dërgon në dhomën e hotelit 26-vjeçaren në Vlorë (VIDEO)
Këto janë pamjet e siguruar nga emisioni Piranjat lidhur me përdhunimin e 26-vjecares në Vlorë.Sikurse mund të shihet ajo dërgohet në dhomën e hotelit nga një person përkrahësh pasi nuk është në gjendje të ecë.Personi që e shoqëron nuk është i dashuri i saj, por njeri nga të arrestuarit nën akuzën e përdhunimit.Në një moment tjetër vajza shihet edhe e ulur te shkallët e hotelet, teksa bën lëvizje të çuditshme, e më pas rreshket mbi shkallë.Ndërkohë, Gjykata e Vlorës vendosi masën “arrest me burg” për dy të arrestuarit e akuzuar për mbajtjen me forcë dhe abuzimin seksual të 26-vjeçares pak ditë më parë në po këtë qytet.VIDEO
“Te zvogëlohet njerëzimi” shkencëtarët bëjnë paralajmerimin e fortë: Jemi të tronditur nga shenjat..
“Shenjat vitale” të Tokës janë më të këqija se në çdo kohë në historinë njerëzore, një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka paralajmëruar se jeta në planet është në rrezik.
Raporti i tyre zbuloi se 20 nga 35 shenjat vitale planetare që përdorin për të gjurmuar krizën klimatike janë në ekstreme rekord. Si dhe emetimet e gazeve serrë, temperatura globale dhe rritja e nivelit të detit, treguesit përfshijnë gjithashtu numrin e popullsisë së njerëzve dhe kafshëve.
Shumë rekorde klimatike u thyen me margjina të mëdha në vitin 2023, duke përfshirë temperaturën globale të ajrit, temperaturën e oqeanit dhe shtrirjen e akullit të detit Antarktik, thanë studiuesit. Temperatura më e lartë mujore e sipërfaqes e regjistruar ndonjëherë ishte në korrik dhe ishte ndoshta më e nxehta që ka qenë planeti në 100,000 vjet.
Shkencëtarët theksuan gjithashtu një sezon të jashtëzakonshëm zjarresh në Kanada që prodhoi emetime të paprecedentë të dioksidit të karbonit. Këto arritën gjithsej 1 miliard ton CO2, ekuivalente me të gjithë prodhimin vjetor të Japonisë, ndotësi i pestë më i madh në botë.
Studiuesit kërkuan një tranzicion në një ekonomi globale që i jepte përparësi mirëqenies njerëzore dhe reduktonte mbikonsumimin dhe emetimet e tepërta të të pasurve. 10% më e lartë e emetuesve ishin përgjegjës për pothuajse 50% të emetimeve globale në vitin 2019, thanë ata.
Shkencëtarët thanë:
“Jemi të tronditur nga egërsia e ngjarjeve ekstreme të motit në vitin 2023, të cilat shkaktuan shfaqjen e skenave thellësisht shqetësuese të vuajtjes. Kemi frikë nga territori i paeksploruar në të cilin kemi hyrë tani.”
Raporti theksoi përmbytjet e rënda në Kinë dhe Indi, valët ekstreme të të nxehtit në SHBA dhe një stuhi jashtëzakonisht intensive mesdhetare çoi në vdekjen e mijëra njerëzve në Libi.
Raporti thoshte se nga mesi i shtatorit, kishte 38 ditë me temperatura mesatare globale më shumë se 1.5C mbi nivelet para-industriale, që është qëllimi afatgjatë i botës për kufizimin e krizës klimatike. Deri këtë vit, ditë të tilla ishin një gjë e rrallë, thanë studiuesit.
“Ne gjithashtu bëjmë thirrje që të stabilizohet dhe zvogëlohet gradualisht popullsia njerëzore me drejtësi gjinore përmes planifikimit vullnetar familjar dhe duke mbështetur arsimimin dhe të drejtat e grave dhe vajzave, gjë që redukton normat e lindshmërisë,” thanë ata.
Politika të tjera të rekomanduara nga shkencëtarët përfshinin heqjen graduale të subvencioneve të karburanteve fosile, rritjen e mbrojtjes së pyjeve, një zhvendosje drejt dietave me bazë bimore në vendet e pasura dhe miratimin e traktateve ndërkombëtare për t’i dhënë fund projekteve të reja të qymyrit dhe heqjen e naftës dhe gazit./Opinion
Sipas parashikimeve te SHMU, për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme edhe pse orët apo ditët me diell nuk do të mungojnë.Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe ditën e Martë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe të dobta kryesisht në relievet e larta malore.Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte moti parashikohet kryesisht i vranët edhe pse sic u përmend më lartë nuk do të mungojnë orët me diell (kthjellime). Nga orët e pasdites të ditës së Mërkurë deri në orët e mëngjesit të ditës së Enjte përgjatë ultësirës perëndimore priten reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë. Lokalisht këto reshje do të jenë të rrëmbyeshme në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në pjesët e tjera të vendit reshjet do të jenë me intensitet të ulët dhe mesatar.Java mbyllet me ditën e Premte ndërsa moti parashikohet fillimisht me alternime kthjellimesh e vranësirash. Më pas mot i vranët e reshje shiu të herëpashershme. Reshjet në zonën e veriut dhe qendër do të jenë me intensitet hera-herës deri të lartë në formën e shtrëngatave apo rrebesheve.Vlen për tu theksuar gjithashtu se pritet luhatje e ndjeshme e temperaturave herë në vlerat minimale dhe herë në ato të mesditës (si pasojë e ndryshimit drastik të masave ajrore por edhe elementit të erës). Duke iu referuar elementit të erës ajo pritet përsëri intensive dhe relativisht problematike nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte pasdite. Për këto ditë era pritet të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 18-23 m/s duke bërë që dallgëzimi në dete të jetë i lartë.
I arrestuan dhëndrin por ja cila është arsyeja pse ish-kryeministri Berisha i shpëtoi burgut
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar sot masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Berisha po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion pasiv, pastrim të produkteve të veprës penale, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.
Mësohet se për Berishën nuk është dhënë një tjetër masë më e fortë ajo e arrestimit me burg, për shkak të moshës. Ish-kryeministri disa ditë më parë festoi 79-vjetorin.
Masa e sigurisë u vendos në kuadër të hetimeve të nisura për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”.
SPAK ka nisur hetimet mbi këtë çështje pas një kallëzimi të bërë nga Taulant Balla në vitin 2020, asokohe kryetar i grupit parlamentar socialist./opinion/