Te gjithë personat e lindur përpara viteve 2000, që nuk e dokumentojnë rivaksinimit ndaj fruthit, duhet të vaksinohen.Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Shëndetësisë, personat që kanë lindur në vitet 80-99 që nuk janë vaksinuar me dozën e dytë të fruthit duhet të vaksinohen.Udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar nëpër qendra shëndetësore me orientime për identifikimin e dhe izolimin e rastit me fruth por dhe për rritje të vaksinimit.
“Xhelozia e sëmurë” e 35-vjeçarit në Tiranë, gruaja e tij kishte tentuar disa herë vetëvrasjen. Letra e lamtumirës qe u gjet në banesë
Detaje të reja janë mësuar për rastin e “ngujimit” të dy grave dhe një vajze të mitur në Tiranë nga Jetnor Zhaboli. Ky i fundit, siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, ishte i martuar prej 10 vitesh dhe ishte tejet xheloz për bashkëshorten, duke i ndaluar asaj çdo lëvizje. Mësohet se xhelozia dhe sjelljet agresive të 35-vjeçarit ishin shtuar gjatë viteve të fundit.
Në polici nuk ka pasur një denoncim nga gruaja dhe nëna e tij, por policia është mësuar me rastin pas informacioneve në rrugë operative dhe ka ndërhyrë.
Kamerat më banesë i janë gjetur në çdo hapësirë, përfshirë edhe tualetin, të cilat i monitoronte gjithë kohës. Bashkëshortja e tij, për shkak të situatës shumë të rënduar të dhunës, disa herë më herët ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Në banesë janë gjetur dhe letra lamtumire që gruaja kishte shkruar.
Burime bëjnë me dije se ka dyshime që Zhaboli të ketë probleme të shëndetit mendor, por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore.
Gazetari raporton po ashtu se, edhe pse nuk kishte një denoncim, efektivët e Komisariatit nr. 1 trokitën në derën e Zhabolit, por dera ishte e kyçur. Më pas kanë gjetur 35-vjeçarin, i cili i futi brenda në banesë.
Bashkëshortja e tij nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve. Ka qenë e ëma, H.Zhaboli, e cila ka treguar se i mbante të kyçur dhe ushtronte dhunë mbi të tre. Bashkëshotja e Zhabolit për shkak të situatës nuk është në gjendje të mirë psikologjike.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në DVP Tiranë, pas informacionit të marrë se një shtetas, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, nënën dhe vajzën e tij, sa herë ai largohej nga banesa, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua Jetnor Zhaboli, 35 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesë, së bashku me nënën dhe vajzën e tyre të mitur. Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person”, tha policia e Tiranës në një njoftim zyrtar për mediat./tvklan.al
Mbante mbyllur nënën, gruan dhe vajzën, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë
Mbante të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur, sa herë që ai largohej, duke ju ndaluar komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Seksionin për Parandalimin e Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në DVP Tiranë, pas informacionit të marrë se një shtetas, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, nënën dhe vajzën e tij, sa herë ai largohej nga banesa, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua shtetasi J. Zh., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesë, së bashku me nënën dhe vajzën e tyre të mitur.
Gjithashtu, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 35-vjeçari, sa herë largohej nga banesa, i monitoronte me kamera dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person.
Sot më 26 janar 2024, dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96 lekë.
Euro blihet me 103.5 lekë dhe shitet 104.2 lekë.
Paundi britanik sot blihet me 120.7 lekë dhe shitet me 121.7 lekë.
Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 109.6 lekë, ndërsa në shitje me 110.6 lekë.
Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70.2 lekë dhe në shitje me 71.4 lekë.
Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja:
“Prindërit u divorcuan, më pas babai humbi jeten”, Drini Zeqo rrëfen vështirësitë: Jeta u bë e vështirë kur..
Edhe pse eksperienca e tij në Big Brother ishte shumë e shkurtë, moderatori dhe gazetari Drini Zeqo ka rrëfyer se reagimet që ka marrë pas eksperiencës, ishin të jashtëzakonshme.
Në një intervistë sot në “Ftesë në 5”, Drini tregoi se ajo çka fitoi më shumë pas asaj eksperience, ishte lidhja me publikun e gjerë.
“Ndjesi që provohet njëherë në jetë. Tani që jam jashtë, vetëm ato pak ditë kanë lënë shije të mirë te njerëzit dhe kjo më jep një ndjesi. Ne njerëzit e medias, sado ta kesh rrogën apo i kuruar, kur të krijon një urë mes teje dhe njerëzve është gjëja më e madhe. Kjo është gjëja që më ka ngrohur më shumë. Halli është si ti përgjigjemi pyetjes pse nuk futesh pak”-tha Drini.
Moderatori rrëfeu sesi i nisi rrënjët e para, pikërisht në Top Channel.
“Kaluan disa kohë dhe më marrin që eja se zërin e ka pëlqyer dhe do të krijohet një mundësi për të filluar punë në Top Albania Radio. Mora plus të madh që i kisha pëlqyer ‘Tanit të Topit’. Fillimi i parë ishte me emisionin “Bota e çuditshme”. Me kalimin e kohës, një nga programet e para në TCH, ishte “Top Select” që bëri revolucion për të rinjtë. Për të parë fillova ndjeja famën se njerëzit e shikonin shumë. Për herë të parë shoferi i autobusit tha nuk do të marrë lekë se të kam parë në Tv. Kalimi te lajmet më rriti për dy muaj. Tani tha ky ngjan si spiker gjerman dhe t’ja besojmë këtë gjë. Edhe sot kur porosis ndonjë picë, zërin e dallojnë njerëzit”.
Drini rrëfeu edhe për gjithë vështirësitë që ka kaluar në jetë, me divorcin e prindërit, humbjen e babait si dhe problemet shëndetësore të motrës së tij.
“Prindërit e mi janë ekonomist. Nuk donin ta pranonin që te unë ishte zgjuar pasioni që ishte media. Më çojnë për studime për Gjermani. Kam jetuar dy vjet në Frankfurt dhe kur u ktheva në Tiranë mbarova gazetarinë. Prindërit e mi ishin duke kaluar divorcin, ndonjëherë nuk je akoma gati t’i marrësh ca pesha mbi supe. Nuk ishte e lehtë. Është shumë e vështirë kur flet në cel dëgjon zërin e nënës që dridhet, dhe e mora vendimin pa ju thënë që nuk do iki më. Ika për të mos u kthyer më, ata në Gjermani nuk e pritën mirë, ime më u gëzua se i erdhi mirë që do kishte djalin pranë. Ata u ndanë, divorci i tyre ndodhi. Problemi nuk ishte tek unë, motra ishte më e pak e impaktuar, ajo është më e vogël se unë se mbase e ka ndjerë më shumë.
Nisi një rrugë e vështirë, për mua, mamin dhe motrën. Jetesa u bë e vështirë, puna që nga ai moment në 2004 nuk ishte më një luks. Gjysma e të ardhurave të mia që nga ai moment kanë shkuar për familjen. Gjatë këtyre viteve ka pasur shumë ulje dhe ngritje, por më e forta ishte humbja e babait. Ka qenë një marrëdhënie normale, është kujdesur për problemet, por nuk ishte aty. Humbja e jetës së tij ishte e vështirë dhe duke mos e pasur më, gjithë dashurinë e orientuam tek nëna. Rrethanat ishin të vështira, nuk vuante nga asgjë, vdiq në moshë të re, i ra hemorragji cerebrale në zyrë dhe nuk i thamë dot as fjalët e fundit njëri tjetrit. Unë u detyrova ta rrisja intensitetin e punës sime, media të merr pak energji, të merr kohë. Nëse ka një njëri që ka një fuqi të jashtëzakonshme, që sa herë ndodh diçka është ajo dmth dhe nuk e di”.
Me rrëfimin që preku gjithë ndjekësit e Big Brother gjatë spektaklit të së shtunës, Drini tha sot se ndihet mirë me atë që tregoi. Madje, tregoi edhe reagimin e së motrës pasi ndërpreu garën dhe u kthye në shtëpi.
“Problematikat e motrës, janë një gjë shumë e shpeshtë kudo, por që pak flitet. Fillon me ca shenja të vogla për tu agravuar. Ndonjëherë nisin me atë lodhjen, për të vazhduar te situata që nuk do të kesh kontakte me botën jashtë dhe është i nevojshëm kontakti me mjekun. Ne jemi në një situatë, ajo është një vajzë e rritur që është e pjekur mjaftueshëm për ta trajtuar, kjo është gjysma e punës, eksperienca ime prej 12 vitesh, gjysma e punës është të pranosh që ke një problem. Më ka ndodhur një proces shumë i çuditshëm, sa shumë njerëz më ka thënë sa mirë bëre që fole për këtë se shumë njerëz kanë frik dhe ankth që ta pranojnë. Gjithë kjo vala e madhe e kësaj mbështetjes, lidhet me faktin se njerëzit e kanë të vështirë ta pranojnë. Ajo më shihte, ishte e kënaqur, madje po e shijonte. Atë dit e gjeta duke parë Big Brother dhe u habit, nuk e priste që kisha vendosur të lija Big Brother. E përqafova. Vendosa t’i qëndroja afër”.
Nëse do të rikthehej në Big Brother, Drini tha se do të ndryshonte sjellje për Ilnisën.
“Do të shmangia Ilnisën. Mendoj që po bën një lojë, larg mënyrës sesi e kisha përfytyruar. Kisha perceptuar një sjellje tjetër, në pozicionin e një gazetareje…”- përfundoi Drini Zeqo.
Sipas MeteoAlb, moti relativisht i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas- mesdite kur pritet kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat malore veri-verilindore dhe ekstremin juglindor, por nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë 2 – 3 gradë rritje në mengjes, por edhe mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatrur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
E përplasen me makine tek vijat e bardha sapo doli nga puna në Tiranë/ Ndërron jetë 36-vjeçarja, arrestohet shoferi
Ka ndërruar jetë 36-vjeçarja Merita Ferracaku, e cila u përplas nga makina në vijat e bardha në lagjen “Ali Demi” në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur më 14 janar në mbrëmje. Policia ka arrestuar shoferin 22-vjeçar, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë. Pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.NJOFTIMI I POLICISË:Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ju informojmë se:Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.Ky shtetas, më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë.Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
‘Me përd*hunuan që 13-vjeçare për 8 vite, linda fëmijë, abuzuesit më kërcënojnë me jetë’! Rrëfimi tronditës “Ndodhte nëpër makina, hotele, ferra, ku të ishin…
Një grua, e identifikuar si Sara, gjatë një interviste, ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, që nis me përdhunimin që në moshën 13-vjeçare.
Ajo tregoi se është abuzuar seksualisht nga të njëjtët persona, për gati tetë vite.
“Ndodhte nëpër makina, hotele, ferra, ku të ishin… Shoqet e mia më shihnin shenjat, nuk e morën kurrë guximin të më pyesin apo të më thoshin a ke nevojë për ndihmë. Ata më thoshin po tregove gjë, do të të vrasim”.
Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, Sara nuk e mori dot guximin të denonconte autorët.
“Kam tentuar të largohem, kur ata kryenin aktin makabër, unë i godisja dhe ofendoja. Por, mora guximin për të ikur 2 vite më vonë. Doja të nisja një jetë të re, por ishte e pamundur. Nuk i shkova dot deri në fund, nuk i denoncova dot. Frika më e madhe ishte se ata nuk vepronin vetëm”.
Nisi një jetë të re, por ra sërish viktimë e një përdhunimi, nga i cili mbeti shtatzënë.
“Më pas u abuzova prapë, solla në jetë një fëmijë. vendosa ta mbaja fëmijën. E denoncova dhe personi që abuzoi me mua, bëri vetëm dy vite burg. Po e rris e vetme fëmijën. Kushtet ekonomike nuk i kam, pa punë jam. Shpesh, fëmijës i mungojnë gjërat elementare”.
Me dhimbje, Sara tregon rastet kur bashkë me fëmijën flenë pa ngrënë.
Megjithatë, apeli i saj i vetëm është të ketë mbrojtje, pasi kërcënohet vazhdimisht nga abuzues dhe familjarë të tyre.
“Ka raste që flemë pa ngrënë. Kërkoj që shteti të më mbrojë mua dhe fëmijën tim nga këta persona. Kam që në korrik që marr mesazhe kërcënuese. Më ka thënë ‘e dimë shumë mirë ku ndodhesh, nëse i bën publike këto mesazhe, do të të çojmë në Holandë dhe do marrin 300 mijë euro. I kam çuar letrat në Prokurori dhe më ka sjellë letër për mosfillimin e çështjes, pasi për prokuroren këto nuk janë kërcënime”./tch/
Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeç, këngëtari i njohur i muzikës popullore elbasanse, Nevruz Nuredini. Këngëtari ka humbur betejën me një sëmundje e rëndë, në Itali, ku ishte në kujdesin e mjekëve.
Familja Nuredini dhe miqtë e tij kanë njoftuar lajmin e trishtë përmes rrjeteve sociale duke shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të papritur. Nevruz Nuredini ka lënë një pasuri të madhe artistike, duke njohur sukses me disa hite në skenën e muzikës së Shqipërisë së Mesme.
Në karrierën e tij artistike, Nevruz Nuredini ka interpretuar mjaft këngë popullore si edhe ka publikuar disa videoklipe mes të cilëve gjatë dekadës së fundit veçohen videoklipet ,”Kapedan të bën rakia”, “Herë mirë ,herë dhe Keq”, “Ballokumja , “Baba e dua çupkën” etj .
Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 94.7 lekë dhe do të shitet me 95.6 lekë.Monedha evropiane euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 108.7 lekë dhe do shitet me 109.7 lekë.Ndërkohë paundi britanik sot do blihet me 120 lekë dhe do shitet me 121.1 lekë.