Biznesmeni i njohur Gjergj Luca i njohur ndryshe si “oligarku i peshkut”, ka treguar me ane te nje video celesin e tij te suksesit.Sipas Luces, halli e ka bere ate qe te eci perpara. Sa me shume halle dhe probleme te kete njeriu, aq me perpara ecen thote ai ne video. Halli per energjine e paperballueshme e ka bere ate qe te marre sa me shpejt masa dhe t’i pershtatet tregut duke ndertuar panele diellore.Ndiqeni viden me poshte
U largua drejt Amerikës, Ilva Tare zbulon punen e rëndësishme që po ben ne Amerike: Kam filluar pune ne..
Gazetarja e njohur Ilva Tare ndodhet në Amerikë. Ajo u largua nga Shqipëria për t’iu bashkuar pjesës tjetër të familjes në Amerikë.
Pas 25 vitesh në median shqiptare, ajo u shpërngul në Uashington ku po jeton dhe punon.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Ilva tregon se ka nisur një projekt të rëndësishëm dhe se ndihet shumë e lumtur.
“Jam e emocionuar të ndaj disa lajme personale: Që nga 1 Prilli, jo vetëm që jetoj në anën tjetër të Atlantikut, por kam filluar të punoj me Këshillin e Atlantikut në Uashington, DC, ku do të lançoj serinë Balkans Debrief”, shkruan Tare në Twitter. Emisioni i saj i fundit televiziv në Shqipëri ishte “Now” stafetë të cilën ja kaloi gazetares, Erla Mëhilli.
“Lëre se po i bie të fikët!” Gruaja kap prej fyti dhe kërcënon ish-burrin në mes të rrugës (Video)
Një ngjarje paksa e pazakontë ka ndodhur në qendër të qytetit të Fierit. Gazetarja e Klan News Anila Sefa thotë se ish-gruaja ka dhunuar bashkëshortin e saj duke e shtrënguar prej fyti e duke i bërë presion me akuza të rënda.
Sipas gazetares, situata ka agravuar deri në atë pikë sa qytetarët që kanë parë skenën janë detyruar të lajmërojnë policinë.
“Lëre o vëlla se këtij po i bie të fikët”, i thotë një nga qytetarët efektivit të policisë për burrin e dhunuar.
“Më ka sulmuar gruaja dhe po pres policinë të vijë“, shprehet burri.
Gruaja u thotë qytetarëve: “Ky ka vrarë një grua dhe 3 fëmijë…” Ndërsa siç duket një shok i të moshuarit i kthehet: Ky nuk prek mizën moj…
Uniformat blu të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje i kanë shoqëruar të dy në komisariatin e policisë Fier. Mësohet se burri nga sjellja e ish-bashkëshortes ka patur probleme shëndetësore.
Kërcënimi i heshtur i zorrës së trashë, mjeku Agim Karaj: Jane shtuar rastet tek personat e rinj, mos i neglizhoni keto shenja..
Mjeku i njohur Dr. Agim Karaj ka treguar ne videon me poshte problemet qe lindin nga zorra e trashe, cfare duhet te kemi kujdes dhe si ti parandalojme semundjet..
6 kartëmonedha dalin nga tregu, do të asgjësohen deri në vitin e ri. Kush i ka t’i dorëzojë
Kartëmonedhat 100, 200, 500 dhe një mijë lekëshe të prodhuara nga viti 1991 deri në 1996 do të kenë vlerë deri në 31 dhjetor. Pas kësaj me to nuk do të mund të blihet asgjë pasi duhet të asgjësohen.
Për të qartësuar qytetarët banka e shqipërisë ka publikuar edhe detajet e lekëve që duhen dorëzuar para natës së ndërrimit të viteveNëse keni ende këto kartëmonedha të vjetra, do të duhet t’i këmbeni me prerje të reja prane çdo sporteli të Bankës së nivelit. Nga data 1 janar vlera e tyre do të jetë zero.
Konkretisht, 100 lekëshi me imazhin e luftëtarit Kombëtar i emetimeve të viteve 1993,’94 dhe’96. Por po ashtu edhe prerja me imazhin e Fan Nolit e prodhimit të vitit 1996 do të dalin nga tregu.Banka e Shqipërisë në njoftimin zyrtar kërkon që të dorëzohen edhe kartëmonedhat 200 lekëshe e viteve 1992, 94 dhe 96 me imazhin e Ismail Qemalit.
40 mijë euro për cdo punonjës, pronari i kompanisë së huaj emocionon stafin me bonusin e fundvitit
Nje mrekulli i ka ndodhur punonjësve të një kompanie të pasurive të paluajtshme me seli qëndrore në Baltimore, të cilët mësuan se një bonus marramendës do të ndahej për gati 200 punonjës.
Shefi tregoi bujarinë e tij pasi kompania nën drejtimin e tij përmbushi me sukses objektivat e saj për zhvillimin e 20 milionë metra katrorë hapësirë për zyra, dyqane dhe depo. Bonusi ju shpërnda punonjësve me një zarf të kuq gjatë një darke pune me rastin e festave të fundvitit. Për secilin prej punonjësve, bonusi ishte tepër i majmë – rreth 40 mijë euro për secilin.
Shefi i kompanisë tha se donte të shpërblente punonjësit e tij për punën dhe përkushtimin e tyre, teksa shtoi se pa ekipin, firma nuk ekziston.
“Unë jam mirënjohës për secilin nga punonjësit tanë, për punën dhe përkushtimin e tyre. Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mirë për ta treguar atë. Pa ekipin, ne jemi asgjë.”
Kompania e quajtur “St John Properties” u themelua në 1971 nga Kryetari Edward St John. Fillimimisht shërbeu si zhvillues lokal i pasurive të paluajtshme, ndërsa tani është një nga firmat më të mëdha dhe më të suksesshme private të pasurive të paluajtshme komerciale në Atlantikun e mesëm.
Edhe pse fundjava ka pasur prezente reshjet e dëborës, kjo javë parashikohet që në pjesën më të madhe të saj të jetë në mbizotërimin ne motit të qëndrueshëm, duke bërë që dita e sotme dhe dita e nesërme të ketë intervale të gjata me kthjellime në ultësirën perëndimore, kalime të pakta të vranësirave në zonat malore por nuk priten reshje.
Kështu bëri me dije meteorologu Hakil Osmani në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, duke shtuar se mëngjesin e ditës së sotme temperaturat e ajrit kanë qenë në vlera negative.
Ai bëri me dije se temperaturat më të ulëta janë regjistruar në zonat verilindore, në qarkun e Kukësit.
“Maksimumet në ultësirën perëndimore do të shkojnë jo më shumë se 15 apo 16 gradë celsius”-tha ai.
Duke filluar nga dita e martë dhe në vijim, do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit duke bërë që e mërkura dhe enjtja të kenë temperatura në vlerën 17 apo 18 gradë celsius.
“Ende nuk ka sinjale nëse do të ketë borë në Tiranë”- përfundon Osmani.
“Korça është e vdekur, kanë ikur tërë shokët” Korçari tregon realitetin: Vetëm një ditë që vinë Tiransit..
Realiteti për qytetarët që jetojnë në këtë qytet është i dhimbshëm . Korça është e vdekur po ta them troç …asgjë nuk ekziton këtu…një ditë të Shtunë që vinë këta Tiransit dhe pastaj e vdekur….Më tej qytetari Korçar shprehet i habitur edhe pse vinë Tiransit….
Nuk e kuptoj për ç’farë vinë …vinë shikojnë atë pazar të qelbur atje…. Ndërsa i pyetur nga gazetari Artin Halili përse je kaq i pakënaqur ,ai shprehet: Këtu s’ka asgjë ,ska jetë asgjë hiç, …kanë ikur të gjithë….tërë shokët, dil vetë si kukudhi…shprehet qytetari Korçar.
Një seri të shtënash u dëgjuan rreth orës 23.00 të së shtunës në qytezën e qetë të Santernos në afërsi të Ravenës në veri të Italisë. Ngjarja ndodhi përpara një lokali të zonës. Shënjestra ishte një 47-vjeçar shqiptar që ka mbetur i plagosur. Ai ka marrë plagë kryesisht në pjesën e poshtme të trupit.
Identiteti i të plagosurit nuk bëhet i ditur, por konfirmohet se ai ka pasur precedentë penalë në të shkuarën. Pas ngjarjes, autori i krimit u largua në këmbë nga vendi i ngjarjes. Nga të dhënat e para mendohet se bëhet fjalë për një larje hesapesh megjithëse nuk përjashtohet as pista e një konflikti të fundit. Në vendin e ngjarjes nuk ka pasur dëshmitarë dhe është e paqartë nëse lokali ka qenë i hapur në atë orë.
Nisur nga plagët e marra në pjesën e këmbëve dyshohet se autori ka dashur t’i japë një “mësim” shqiptarit dhe nuk ka dashur që ta vrasë. Në pyetje është marrë pronari i lokalit dhe disa persona të tjerë. Policia është duke këqyrur edhe pamjet e kamerave të sigurisë. I plagosuri nuk është arrë ende në pyetje, pasi pritet që t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal.
Kjo fundjavë që na pret do të sjellë larmishmëri të kushteve të motit në territorin shqiptar: Kthjellime, shi, vranësira edhe dëborë në zonat malore. Në një lidhje direkte për Klan News, sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se pritet që temperaturat gjatë ditës së shtunë dhe të dielë të ulen me 5 gradë Celsius. Temperaturat në maksimumet e tyre gjatë fundjavës pritet të regjistrohen të shtunën në ultësirën perëndimore në 12-13 gradë Celsius.Hakil Osmani: Dita e premte mbetet nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat më të dukshme dhe të fokusuara janë në zonat lindore dhe në jug të territorit shqiptar duke bërë që në zonat e ulëta të kemi prezente reshjet e pakta të shiut, ndërsa në zonat malore do të kemi herë pas here rishfaqje të flokëve të dëborës. Temperaturat e ajrit ditën e sotme kanë pasur një rënie të tyre duke bërë që vlerat minimale të kenë regjistruar 0 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet do të shkojnë jo më shumë se vlera 13 apo 14 gradë Celsius.Përsa i përket fundjavës, kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit me të paktën 5 gradë Celsius duke bërë që vlerat minimale në zonat malore të regjistrojnë edhe minus 5 gradë Celsius ditën e dielë, ndërsa maksimumet pritet që në ultësirën perëndimore t’i kemi ditën e shtunë në vlerën 12 gradë Celsius, ndërsa ditën e dielë rreth vlerës 13 gradë Celsius.Përsa i përket kushteve të motit, fundjava ndahet. Dita e shtunë deri në orët e mesditës pritet që të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të krijojnë mundësira për reshje të izoluara shiu në sasira më të pakta se ato që kemi përjetuar. Më të fokusuara mbeten në zonat lindore. Duke filluar orët e pasdites të së shtunës dhe të mbrëmjes, kemi përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që ditën e dielë të kemi dominim të motit të qëndrueshëm. Do të kemi alternime me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave.