Shqiptaro-palestinezi, Ahmed Jaber në një intervistë për emisionin “Ora e Betit” në Ora News rrëfeu se familja e tij ndodhet në Gaza dhe se komunimimi me to është i vështirë sepse interneti është shumë i dobët.Gjitashtu Jaber tregoi edhe historitë rrënqethëse nga Gaza ku një fëmijë i ka thënë mamit të tij se kur do vijë bomba që të vdesim pasi nuk po duronte më pa ujë e bukë.”Para se të fillonte lufta erdha për të takuar tezen këtu. Para se të fillonte rrëmuja, familja ishte këtu. Filloi rrëmuja dhe ngeli familja atje. Kam 2 vëllezër, mamin e babin.Para 4 ditëve kam komunikuar me familjen. Ne komunikojmë me mesazhe se interneti është shumë i dobët. Pra tre ditësh i kam shkruajtur si jeni dhe mesazhi akoma si ka mbërritur. Nuk ka as ushqim as ujë. Në Gaza nuk po i gjejnë. Kam shokët e mi gazetar në Gaza.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.4 lekë.
Monedha europiane do të blihet me 104.3 lekë dhe do të shitet me 105 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 107.6 lekë dhe do shitet me 109 lekë.
Ndërkohë paundi britanik do blihet me 119 lekë dhe do shitet me 120.5 lekë.
Detaje shokuese/ Nëna e foshnjës së braktisur në garazhin e pallatit shoqërohet në polici, e rëndë ajo që u zbulua..
Mesohet se nëna e foshnjës së braktisur në bodrumin e një pallati në Tiranë është identifikuar dhe ndaluar nga policia.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat thotë se Policia e Tiranës ka kryer ndalimin e saj. Ajo është një grua 30-vjeçare nga Pogradeci, e cila jetonte në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë.
Foshnja e gjinisë mashkull mësohet se është shumë rëndë dhe po mbahet i intubuar.
Në momentin e mbërritjes në reanimacion foshnja ishte i mbuluar me gjak e baltë. Mjekët konstatuan hipotermi të thellë, gërvishtje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë dhe dëme të tjera që u konstatuan pas larjes.
Mbërriti pa shenja jete dhe u reanimua intesivisht duke u intubuar. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete dhe më pas u bë mjekimi i plagëve. Ai mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.
Mësohet se fëmija në momentin e parë u gjet i zhveshur, me kordonin umbelikal të pa prerë dhe i mbuluar me gjak.
Policia informon se pas shoqërimit në komisariat, gruaja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, e cila bën fjalë për gjetjen e një foshnje të porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 30-vjeçareje, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje. Pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, theksohet në njoftimin e policisë.
Kujtojmë se foshnja e sapolindur është gjetur e braktisur në bodrumin e një pallati në zonën e Yzberishtit në Tiranë.
Djali i sapolindur është gjetur nga një banor i pallatit, i cili ka njoftuar policinë dhe më pas është transportuar në spital.
Publikohen pamjet kur 3-vjeçarja thyen këmbën në kopësht. Edukatorja: ‘Moj sharabajgë, hiqe këmbën, hiqe’! (Dëgjohet kërcitja)
“Stop” ka publikuar pamjet e plota filmike ku tregohet qartë sesi vajza dhunohet nga edukatorja, Majlinda Dehima deri në thyerjen e këmbës. Në materialin filmik dëgjohet zhurma e thyerjes, qarja e vajzës dhe të sharat e edukatores nga të miturës
Braktisi foshnjën në bodrumin e pallatit në Tiranë, shoqerohet ne polici 29-vjeçarja nga Pogradeci
Braktisi foshnjën e sapo lindur në një bodrum në Tiranë, policia identifikon dhe ndalon nënën e re nga Pogradeci
Policia e kryeqytetit ka arritur të gjejë dhe të ndalojë nënën që braktisi foshnjën në një bodrum në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Aktualisht ajo është duke u marrë në pyetje nga policia.
Gruaja, me iniciale E.I., 29-vjeçe, ka lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët në Tiranë”.
Aktualisht ajo po merret në pyetje nga policia per te dhene shpjegime per ngjarjen.
Foshnja u gjet paraditen e kësaj të mërkure, ndërsa ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe aktualisht është e intubuar. “Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.
Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaronte policia.
“Jam kundër, Italia t’i mbajë vetë! Do sjellin rrëmujë”- Marrëveshja e Shqipërisë për migrantët..
Marrëveshja për migrantët, e firmosur më 6 nëntor nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, shihet me shqetësim nga ekspertët e çështjeve të migracionit dhe sigurisë në Tiranë.
Opozita atje e kundërshton po ashtu dhe kërkon interpelancë urgjente me Ramën.
Për më tepër, Partia Demokratike paralajmëron se pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të vendit në lidhje me të.
“Ky lajm vjen si surprizë në Shqipëri, pasi nuk ka pasur asnjë debat politik apo publik për një çështje kaq sensitive për qytetarët dhe për mbarë vendin”, thuhet në komunikatën e PD-së.
Me marrëveshjen e nënshkruar në Shëngjin, migrantët që do të shpëtohen në Detin Mesdhe, do të strehohen në Shqipëri, ndërsa Italia do të financojë për ngritjen e qendrave për pritjen e tyre.
Zbatimi i saj pritet të nisë pranverën e vitit të ardhshëm.
Sipas protokollit të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e migrantëve.
Paqartësi për protokollin
Drejtuesi i Lëvizjes Evropiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, thotë se ka shumë paqartësi për mënyrën se si do të zbatohet ky protokoll.
“Protokolli mes dy vendeve është i pari i këtij lloji, pra nuk ka praktika të ngjashme që të jenë miratuar dhe zbatuar dhe ka shumë paqartësi për mënyrën se si do të zbatohet”, thotë Gjipali për Radion Evropa e Lirë.
Ai e vlerëson faktin se Shqipëria është treguar bashkëpunuese, por thotë se beson se përfitimet nga kjo marrëveshje, do të shkojnë për Italinë.
Sa i takon Shqipërisë, thotë Gjipali, ajo konfirmon me këtë marrëveshje marrëdhënien e saj të mirë me Italinë.
“Nga leximi i protokollit është e qartë se do të zbatohet legjislacioni italian dhe si rrjedhojë ai evropian, por, në praktikë, do të shihet se si do të zbatohet, a kanë garanci më shumë apo më pak nga ato që u jepen azilantëve në territorin italian”, shprehet Gjipali.
Eksperti i sigurisë në Shqipëri, Redion Qiriazi, shpreh disa rezerva për këtë marrëveshje.
Ai thotë se po të ishte në interes të Shqipërisë, ajo do të diskutohej publikisht edhe në Kuvend.
Sipas tij, ka një kontradiktë mes ligjit ndërkombëtar dhe asaj që është firmosur në marrëveshje.
“Nëse aplikohet ligji italian në kampe, azilkërkuesit i kanë të drejtat që i kanë azilkërkuesit në Itali, pra kanë të drejtë të dalin… Problemi më i madh është se çfarë ndodh nëse Italia tërhiqet dhe ti i ke 3.000 migrantë që nuk ke aftësi dhe kapacitete t’i mbash”, thotë Qiriazi.
Sipas tij, është i paqartë dhe i pakuptimtë interesi i Shqipërisë në këtë marrëveshje.
“Nuk jemi aq të zgjuar sa Turqia. Ajo, kur bëri marrëveshje dhe mori migrantë në vitin 2016, përfitoi 6 miliardë euro në vit dhe iu premtua heqja e vizave. Dhe, kur pati kufizime për vizat, Turqia i hapi kufijtë, vendosi njëfarë presioni”, thotë Qiriazi.
“Nuk mendoj se Shqipëria është treguar aq e zgjuar në hartimin e kësaj marrëveshjeje që ta kishte si një levë për ta përdorur ndaj Italisë në negociata apo për të kërkuar diçka mbrapsht. Nuk e kuptoj interesin e Shqipërisë. Është cenuar institucionalizmi. Fakti që deputetët nuk e dinin, është i papranueshëm”, shton ai.
Ai thekson se nuk është kundër marrëveshjeve që forcojnë interesat e përbashkëta mes dy vendeve, por thotë se duhet të kishte më shumë studim dhe reflektim. Sipas tij, kërcënimi ndaj sigurisë mund të jetë real.
Komisioni Evropian, i cili mbikëqyr zbatimin e ligjeve të Bashkimit Evropian, tha se marrëveshja mund të rezultojë problematike nëse Italia i dërgon migrantët e gjetur në ujërat territoriale të BE-së në një vend joanëtar të BE-së.
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Amnesty International, tha se “individët e shpëtuar nga autoritetet italiane në det, përfshirë ata që kërkojnë siguri në Evropë, janë nën juridiksionin italian dhe nuk mund të dërgohen në një vend tjetër përpara se të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil dhe rrethanat individuale”.
Çfarë mendojnë qytetarët?
“Nuk më duket e arsyeshme si marrëveshje. Shoh një kontrast shumë të madh me situatën ku shumë të rinj po ikin dhe po e lënë Shqipërinë për arsye të ndryshme, ndërsa ne marrim migrantë”, thotë Kamela Cuka, studente në Tiranë.
Peter Roci, gazetar, thotë se do ta kuptonte këtë qëndrim të Shqipërisë vetëm nëse do të ishte ndonjë kusht nga Bashkimi Evropian.
“Nëse është punë kushti nga BE-ja – dakord, por nëse jo, nuk e kuptoj përse duhej të firmosej. Nga ana tjetër, duhej të kishte diskutim, konsultim publik dhe kalim në Parlament”, thotë ai.
“Jam kundër. Italia t’i mbajë vetë… sado të ardhura të sjellin, nuk kemi leverdi, do të sjellin rrëmujë”, thotë Isuf Shkurti, pensionist.
Çka parashikon tjetër marrëveshja?
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thanë se kanë rënë dakord që të strehojnë përkohësisht në Shqipëri mijëra migrantë që kërkojnë azil në Itali.
Në bazë të marrëveshjes, nëse Italia i refuzon kërkesat për azil, Shqipëria më pas do t’i dëbojë migrantët.
Fëmijët dhe gratë shtatzëna do të përjashtohen nga marrëveshja.
Italia do të financojë për ndërtimin e dy qendrave në Shqipëri, të cilat mund të mbajnë deri në 3.000 migrantë në të njëjtën kohë, ose deri në 36.000 në vit.
Shqipëria do të ofrojë masa të sigurisë në qendrat përkatëse nën juridiksionin italian.
Rama tha se Shqipëria është borxhlije ndaj Italisë dhe se një marrëveshje të tillë nuk do ta kishte firmosur me asnjë shtet tjetër./ REL
U gjet në garazh, foshnja e braktisur në Tiranë në gjendje të rëndë, Kamerat filmuan personin që e braktisi..
Foshnja që u gjet në bodrumin e një pallati në Yzberisht ndodhet në gjendje kritike dhe ndodhet në intubim.
Raportohet se foshnja nuk kishte shumë kohë që kishte lindur. Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar personin që e ka lënë foshnjën brenda në bodrum të mbështjellë me batanije në një divan të vjetër.
Mësohet po ashtu se kamerat kanë filmuar personin që braktisi foshnjën para se të hynte në bodrumin e pallatit, pasi brenda garazhit nuk ka kamera.
Surprizat e MOTIT, meteorologia zbulon cfarë pritet në vijim: Të premten dhe të shtunën do të ketë..
Meterologia Lajda Porja ka treguar ditën e sotme se reshjet intensive të nisura në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, do të vijojnë deri në mbrëmje.
Ndërkohë sipas saj të enjten pritet të ketë përmirësim moti dhe do të ketë ndërprerje të reshjeve.
Porja u shpreh gjatë një interviste televizive se herë pas herë do të ketë stuhi ere në brigjet e Vlorës, por edhe në Adriatik. Reshjet intensive do të nisin sërish të premten dhe të shtunën.
Sipas Porjas, do të ketë rebeshe pothuajse në të gjithë ultësirën perëndimore. Ndërkaq, të dielën do të ketë mot me diell.
“Në fakt, situata nuk është se ka lajme të mira. Deri në orët e vona të mbrëmjes kemi reshje pothuajse në të gjithë territorin shqiptar. Do të ketë reshje me intensitet, edhe pse ka herë pas here ndërprerje të tyre. Pothuajse e gjithë ultësira perëndimore, Lezha, Shkodra, Tirana, qarku i Vlorës dhe Gjirokastra, e gjithë dita e sotme me rrebeshe shiu, do kemi stuhi ere kryesisht në brigjet e Vlorës, por edhe në Adriatik.
Do të kemi një përmirësim të situatës në mbrëmje, nesër do të kemi ndërprejre të reshjeve. Dita e premte do të sjellë reshje me intensitet mesatar dhe të larta në të gjithë territorin, duke filluar nga mesdita. Do të kemi rrebeshe, pothujase të gjithë qytetet e ultësirës perëndimore do të raportojnë probleme. Toka është e ngopur me lagështirë, reshjet e sotme do luhaten deri në mbi 80 mm, është një sasi e konsiderueshme në një kohë të shkurtër. Do ketë reshje të premten dhe të shtunën, do ketë ndërpreje ditën e dielë, do rinisin të hënën.
Po prodhohen ciklone dhe suhi tropikale njëri pas tjetrit, duke filluar që nga kjo datë dhe deri të paktën më 20 nëntor, Shqipëria dhe gadishulli ballkanik, do përjetojë sasi të konsiderueshme të reshjeve duke e bërë një muaj të lagësht. Do ketë zona që do marrin edhe dyfish të sasisë së reshjeve. Nuk do thoja që është normale, do bëjmë një analizë të mirëfilltë duke mbledhur reshjet në pjesën e parë të nëntorit, është tejkaluar norma mujore në të gjithë pjesën veri-perëndimore. Efekti i El Ninos po ndjehet në të gjithë globin, rrjedhimisht edhe në Shqipëri”, theksoi ajo.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 97.8 lekë dhe do të shitet me 98.8 lekë.
Euro sot do blihet me 104.5 lekë dhe do të shitet me 105.2 lekë, ndërsa franga zvicerane do blihet me 107.8 lekë dhe do shitet me 109 lekë.
Ndërkohë paundi britanik në tregun shqiptar do blihet me 119.4 lekë dhe do shitet me 120.8 lekë.
Një video me nje veprim te cmendurish po qarkullon së fundmi nëpër rrjëtë sociale ku stafi i një qendre me çerdhe për fëmijët në Missisippi, përdor një maskë të frikshme për të “torturuar” fëmijët e vegjël që sillen keq.
Sipas Daily Mail , videot që u shfaqën në mediat sociale në fillim të kësaj jave tregojnë punonjësit që përpiqen të trembin fëmijët e vegjël për të përmirësuar sjelljen e tyre.
Në një nga videot që shkaktoi zemërim, një punonjëse e çerdhes mund të dëgjohet duke i thënë gruas që mbante maskën që të shmangte disa fëmijë që ishin sjellë mirë e të mos i frikësote me maskë.